Njerëzit me arsim të lartë kanë më pak gjasa të zhvillojnë Alzheimer, sipas një studimi të ri shkencor ndërkombëtar.
Shkencëtarët kanë vlerësuar se për çdo vit studimi, gjasat e zhvillimit të Alzheimer ulen me një mesatare prej 11%.
Shkaqet e sëmundjes neurodegjenerative mbeten kryesisht të panjohura dhe provat klinike për një ilaç efektiv deri tani kanë qenë të pafrytshme. Për këtë arsye, mjekët kanë rritur interesimin për të gjetur mënyra për të parandaluar sëmundjen.
Hulumtuesit nga Suedia, Gjermania dhe Britania e Madhe, të kryesuar nga Profesor Susanna Larsson kanë analizuar të dhënat për 17,000 pacientë me Alzheimer dhe 37.200 të shëndetshëm.
“Gjetjet tona japin dëshmi të fortë deri tani se niveli më i lartë i arsimimit është i lidhur me rrezik më të ulët për sëmundjen Alzheimer. Prandaj, përmirësimi i nivelit arsimor mund të reduktojnë ndjeshëm numrin e njerëzve që kanë këtë sëmundje shkatërruese,” tha Larson.
Sëmundja Alzheimer është shkaku më i zakonshëm i çmendurisë dhe numri i pacientëve është vazhdimisht në rritje, pasi përqindja e moshës së tretë në popullsinë botërore rritet gjithnjë e më shumë. Njerëzit që janë të izoluar në shoqëri, pinë duhan, nuk ushtrohen dhe përgjithësisht kanë shëndet të dobët fizik, janë më të rrezikuar nga Alzheimer.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.