Në fokus

April 28, 2017 | 14:07

Mjekët në provim për licencën, ja datat e testimit

Të martën e javës që vjen nis sezoni XII i provimit të shtetit për të diplomuarit në Mjekësi. Pasi kanë kryer praktikën e detyrueshme profesionale, ata duhet të japin provimin, kalimi me sukses i të cilit u siguron atyre të drejtën e ushtrimit të profesionit për të cilin kanë studiuar për vite të tëra.

mjeke

Në bazë të kalendarit të publikuar edhe në faqen zyrtare të Agjencisë Kombëtare të Provimeve, sezoni nis me mjekët e farmacistët më 2 maj e janë parashikuar të zgjasin deri në fundin e muajit edhe për shtatë profesionistë të tjerë të shëndetësisë: Stomatologji, Teknik imazherie, Teknik laboratori, Mami, Fizioterapi, Logopedi dhe Infermieri. Për tri profesionet e para është publikuar lista e emrave që do të testohen bashkë me datën dhe orën përkatëse. Si çdo herë, bashkë me njoftimin kandidatëve u bëhet me dije rregullorja, e cila nuk ka ndryshuar. Një dokument identifikimi (bashkë me një kopje të saj) dhe fatura e pagesës së tarifës së provimit të shtetit janë dokumentet që kandidatët për mjekë duhet të kenë me vete në paraqitjen gjysmë ore përpara nisjes së provimit.

1227

Ndërsa gjatë tij ndalohet rreptësisht komunikimi i çfarëdo forme apo konsumi i ushqimeve. Me rëndësi është fakti se kandidatët duhet të grumbullojnë së paku gjysmën e pikëve për t’u quajtur kalues. Gjithsesi, rregullorja u jep deri në pesë mundësi për të dhënë provimin, shoqëruar me një ndëshkim në vlerë monetare në bazë të herës së pjesëmarrjes. Bëhet fjalë për një shumë prej 10 mijë lekësh që duhet të paguajnë si fillim, e cila vjen duke u rritur me 2500 lekë për çdo herë që kandidati testohet. Në rast se nuk arrin të marrë gjysmën e pikëve as herën e pestë, ai shpallet i paaftë për të kryer profesionin, rrjedhimisht nuk ka të drejtë të kërkojë vend pune. Provimi vlerësohet me sukses nëse kandidati merr jo më pak se 50 pikë, nga 100 të mundshme. Me notën 6 vlerësohen ata që marrin 55- 64 pikë, me notën 7 nëse marrin 75-74 pikë, me notën 8 ata që marrin 75-84 pikë, marrin 9 nëse arrijnë 85-94 pikë, ndërsa mbi 95 pikë e lart kandidati vlerësohet me notë maksimale.

Panorama

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top