Quhet “Sëmundja e puthjes”, sepse kjo është mënyra e përcjelljes së mikrobit. Mjekët infeksionistë thonë se mononukleoza infektive apo sëmundja e puthjes është virale, haset shpesh tek fëmijët dhe deri në moshat 25 vjeç, ku puthjet janë më të shpeshta dhe të shprehura.
Është sëmundje që paraqitet fillimisht me temperaturë 37 e gjysmë ose 38, sipas tyre dhe nuk i lë bajamet të qelbëzuara, por të mbuluara me një cipë të bardhë në gri, që është shenjë e infeksionit viral.
Sipas mjekëve, ajo nuk kalon me antibiotikë, të cilët mund ta përkeqësojnë gjendjen; brenda 4 apo 6 javësh situata normalizohet vetë, por duhet të bëjnë shumë kujdes personat që kanë probleme me mëlçinë, sepse shkakton hepatitin mononukleozik.
Burimi / https://www.gazeta-shqip.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.