Në fokus

December 15, 2016 | 14:21

Mjekët të shqetësuar, përdorimi i ilaçeve për shëndetin mendor është përhapur në masë

Rreth 1 në 6 amerikanë merr ilaçe kundër depresionit. Sipas një studimi të ri të botuar në revistën JAMA Internal Medicine, 16.7% e 242 milionë të rriturve në SHBA raportojnë se kanë marrë një ose më shumë ilaçe për shëndetin mendor përgjatë vitit 2013.

depression_pill_1200-770x402Autorët e studimit zbuluan se 12% e njerëzve kanë marrë ilaçe për depresionin, më shumë se 8% për ankthin, qetësues ose pilula gjumi dhe 1.6% kanë konsumuar ilaçe antipsikotike, që përdoren për skizofreninë.

Mjekët janë të shqetësuar për përhapjen e përdorimit të këtyre ilaçve, veçanërisht për periudha afatgjata. Përafërsisht 84% e njerëzve, që kanë raportuar mbi marrjen e pilulave psikiatrike, thonë se kanë marrë tre ose më shumë receta në vitin 2013 ose janë trajtuar me ilaçe për më shumë se dy vite.

Ilaçet si Valium ose Xanax, të cilat ndihmojnë kundër ankthit, janë përdorur kryesisht në periudha afatgjata. Ky mund të jetë një problem i madh, sipas autorit të studimit Thomas Moore, sepse këto ilaçe krijojnë varësi.

Është e rëndësishme që pacientët, që vuajnë nga sëmundje mendore të ndjekin një plan trajtimi shëndetësor, i cili mund të përfshijë ilaçe dhe terapi. Konsumimi i ilaçeve mund të jetë pjesë thelbësore e një programi trajtimi, por duhet të jeni të ndërgjegjshëm për varësinë që krijojnë dhe të mos abuzoni me to.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top