Gurët në tëmth janë një nga patologjitë më të shpeshta te gratë, të moshuarit dhe personat mbipeshë. Por, simptomat që shfaq kjo patologji bën që shpesh pacientët të trajtohen për probleme të stomakut. Se cilat janë shenjat që tregojnë se në tëmth janë formuar gurë dhe mjekimi i duhur që duhet ndjekur për trajtim, e tregon mjekja gastrohepatologe pranë poliklinikës së specialiteteve, Valdete Malaj.
Prova klinike që ndihmon mjekët në përcaktimin e diagnozës është dhimbja e fuqishme në anën e djathtë, poshtë brinjës, e provokuar nga ushqimi i yndyrshëm dhe që pengon frymëmarrjen.
Nuk përjashtohen rastet kur sëmundja shoqërohet pa dhimbje. Në të dyja rastet, ekzaminimi ekografik dhe ndjekja në vazhdimësi është zgjidhja e duhur për të shmangur pasojat fatale që mund të shkaktojë çarja e tëmthit.
GURËT NË TËMTH
Nëse fshikëza e tëmthit nuk arrin të zbrazet siç duhet, krijohen kristale që dalëngadalë kthehen në gurë. Kjo do të thotë që në tëmth ka prani inflamacioni, duke krijuar atë që në gjuhën mjekësore quhet kolecistit. Kolecistitin e kemi dy llojesh: akut dhe kronik. Infeksionet në tëmth vijnë si shkak i gurëve që përbëjnë dhe pjesën më të madhe të rasteve, rreth 80% si dhe një numër i vogël, rreth 20%, janë infeksione pa gurë.
SHKAQET
Kemi dy lloje gurësh që krijohen në tëmth: nga yndyrat e larta dhe gurë të thjeshtë. Për rastin e parë, një ndër shkaqet kryesore është kolesteroli i lartë. Kur yndyrat janë në nivel të lartë, kemi fillimin e kristalizimit, krijimin e llumit e deri te gurët në tëmth. Pra, është një proces goxha i gjatë. Kemi një inbalancë mes kolesterolit dhe kripërave biliare. Pikërisht ky është mekanizmi i formimit të gurëve nga kolesteroli. Pastaj, ka edhe gurë që nuk vijnë si shkak i kolesterolit të lartë, siç janë gurët e veshkave që krijohen në tëmth.
Te krijimi i gurëve ndikojnë dhe faktorët gjenetikë. Në përgjithësi gjinia femërore është më e predispozuar për të formuar gurë në tëmth. Gjithashtu, moshat 40 vjeç dhe gratë e shëndetshme ose mbipeshë, si dhe një ushqim jokorrekt. Ndikojnë gjithashtu dhe përdorimi i disa lloj ilaçeve, si disa lloje antibiotikësh, kontraceptivët oralë apo statinat, të cilët rrisin prodhimin e gurëve.
SIMPTOMAT
Shenja tipike është dhimbja në hipokondrinë e djathtë ose poshtë brinjës, në zonën ku është e lokalizuar mëlçia bashkë me fshikëzën e tëmthit. Kjo dhimbje vihet re gjatë inspirimit (frymëmarrjes) dhe quhet ndryshe sindromi morfe. Në momentin kur mjeku prek pikërisht këtë zonë, pacienti ndien dhimbje. Kjo është shenjë tipike për të dalluar kolecistitin. Kjo vlen shumë, pasi në praktikën tonë të përditshme ne vëmë re pacientë, të cilët nuk kanë bërë ndonjëherë ekzaminim ekografie, trajtohen për probleme me stomakun.
Kjo, pasi shenjat, në pjesën më të madhe të rasteve, paraqiten me sindromë dispeptik, që ngjan me çrregullimet e stomaku. Pra, me dhimbje epigastrike, me nauze (të vjella), temperaturë dhe ngatërrohet shpesh. Përgjithësisht, të gjithë pacientët që kanë dhimbje në bark, patjetër duhet të bëjnë ekografi. Tashmë ajo është një ekzaminim rutinë. Rrallë qëllon njeri që nuk ka bërë një ekzaminim të tillë. Megjithatë, ajo edhe duhet përsëritur, pasi gurët në tëmth formohen edhe për një kohë të shkurtër.
Përveç shenjave të mësipërme, kolecistiti shkakton edhe rëndim të përgjithshëm të gjendjes së organizmit. Ne mund të themi se kolecistitin e kemi në tri grada: formë e lehtë, e mesme dhe e rëndë. Kjo ka rëndësi për ndjekjen e mëtejshme, mjekim, hospitalizim apo mbajtje ambulatore.
PËRCAKTIMI I DIAGNOZËS
Fillimi i dhimbjes menjëherë pas një ushqyerjeje të rëndë, kryesisht me yndyra apo edhe vezë, janë tregues për praninë e gurëve në tëmth. Dhimbja që pasohet nga të vjella dhe një lehtësim që vihet re pas saj, është një tregues sinjifikativ për gurët në tëmth. Ndryshe nga problemet e stomakut, në rastin konkret, pacienti, pasi vjell, lirohet nga dhimbja. Shenja të pranisë së gurëve në tëmth janë: goja e hidhur, fryrje e barkut, ethe, të dridhura, urinim me ngjyrë të errët. Jo të gjithë pacientët kanë të gjitha këto shenja, por disa prej tyre nënkuptojmë këtë sëmundje.
EKZAMINIMI
Është shumë e rëndësishme bërja e një ekoje, nëpërmjet së cilës përcaktohet lehtësisht një gur në tëmth nga ana e radiologut. Ka dhe polipe, për të cilat bëhet një diagnozë diferenciale, gjë që e arrin mjeku ekzaminues. Po aq të rëndësishme janë dhe analizat e gjakut, pasi me praninë e inflamacionit leukocitet rezultojnë në një nivel të lartë.
TRAJTIMI
Trajtimi i sëmundjes varet nga gjendja e pacientit dhe prania ose mungesa e komplikacioneve. Rastet jo të komplikuara shpesh mund të trajtohen në baza ambulatore; rastet e ndërlikuara mund të kërkojnë ndërhyrje kirurgjikale. Antibiotikët mund të jepen për të menaxhuar infeksionin. Terapia përfundimtare përfshin kolecistektominë (heqja e tëmthit). Prandaj, konsultimi me një kirurg është i domosdoshëm.
Konsultimi me një gastroenterolog për shqyrtimin e cholangiopancreatografisë retrograde endoskopike (ERCP) gjithashtu mund të jetë e përshtatshme, nëse ekziston shqetësimi në lidhje me praninë e choledocholithiasis. Pacientët e pranuar për kolecistët nuk duhet të marrin asgjë nga goja, për shkak të operacionit pritës. Megjithatë, në kolecistitit të pakomplikuar, një dietë të lëngshme ose e ulët në yndyrë mund të jetë e përshtatshme deri në kryerjen e ndërhyrjes.
TERAPIA FILLESTARE DHE TRAJTIMI ME ANTIBIOTIK
Në kolecistët akute, trajtimi fillestar përfshin kufizim të ushqyerjes, hidratimin intravenoz, korrigjimin e anomalive të elektroliteve, analgjezisë dhe antibiotikëve intravenozë. Për rastet e lehta të kolecistiteve akute, terapia antibiotike me një antibiotik të vetëm të spektrit të gjerë, është adekuat.
Disa opsione përfshijnë: Rekomandimet aktuale të Sanford-it përfshijnë piperacillin / tazobactam (Zosyn, 3.375 g IV q6h ose 4.5 g IV q8h), ampicilin / sulbaktam (Unasyn, 3 g IV q6h), ose meropenem (Merrem, 1 g IV q8h). Në rastet e rrezikshme për jetën, udhëzuesi Sanford rekomandon imipenem / cilastatin (Primaxin, 500 mg IV q6h). Regjimet alternative përfshijnë një gjeneratë të tretë cefalosporin plus metronidazol (Flagyl, 1 g dozë ngarkimi IV, e ndjekur nga 500 mg IV q6h). Bakteret që lidhen zakonisht me cholecystitis përfshijnë Escherichia coli dhe Bacteroides fragilis, si dhe llojet Klebsiella, Enterocoçus dhe Pseudomonas.
Çrregullimi mund të trajtohet me antiemetikë dhe sonde nasogastrike, ku bëhet sondimi i sekrecioneve gastrike e biliare. Për shkak të progresit të shpejtë të kolecistiteve akutale acalculous ndaj gangrenës dhe perforimit, kërkohet ndjekje e hershme dhe ndërhyrja. Kujdesi mjekësor mbështetës duhet të përfshijë restaurimin e stabilitetit hemodinamik dhe mbulimin me antibiotik për gram-negative dhe anaerobet nëse dyshohet infeksioni i traktit biliar.
Stimulimi ditor i tkurrjes së fshikëzës së tëmthit me cholecystokinin intravenoz (ÇK) është treguar për të parandaluar trajtimin kirurgjikal të kolecistiteve të pakomplikuara. Trajtimi ambulator mund të jetë i përshtatshëm për rastet e kolecistiteve të pakomplikuara. Nëse një pacient mund të trajtohet si ambulator, aty përfshihet trajtimi me antibiotikë, analgjezikët e duhur dhe kujdes i vazhdueshëm për pacientin.
Medikamentet e mëposhtme mund të jenë të përshtatshme në këtë mjedis: Mbulimi profilaktik me antibiotikë me levofloxacin (Levaquin, 500 mg PO qd) dhe metronidazole (500 mg PO bid), i cili duhet të ofrojë mbulim kundër mikroorganizmave më të zakonshme. Antiemetikët me qëllim që pacientet të mos kenë të vjella, pasi këto çojnë në çrregullime të elektroliteve dhe likuideve të tilla. Mund të merren dhe analgjetikë për qetësimin e dhimbjeve.
KOMPLIKACIONET
Inflamacioni i zhvilluar mund të kalojë në peritonit (çarje të kolicistës, pasi muret janë shumë të holla. Pra, përbërja e tëmthit të derdhet në bark, dhe kjo është një gjendje shumë e rëndë e pacientit. Nëse nuk jepet ndihma e shpejtë kirurgjikale, pacienti mund edhe të humbë jetën. Fshikëza e tëmthit, në momentin e inflamacionit, duke qenë shumë afër me zorrën e hollë, bën të mundur që edhe ky organ tjetër i trupit të infektohet (krijohet fistul kanal, që derdh bilën në zorrë).
Është dhe një tjetër rast, që quhet septicemia dhe gjendja e shokut, të cilat çojnë në vdekje. Kjo ndodh kur inflamacioni është përhapur në gjithë organizmin ose në gjak dhe çon në gjendje shoku. Një tjetër formë e rëndë është absesi i kolecistës, i cili është inflamacioni që krijon mbledhje të qelbit.
PROGNOZA
Pesë për qind e rasteve me kolicistik mund të përfundojnë në vdekje. Kjo vjen për disa arsye: në ç’kohë kapet nga pacienti, sa larg është me qendrën shëndetësore që të marrë mjekimin e duhur, sa të edukuar nga ana shëndetësore janë. Pacientët me diabet, për shembull, nuk kanë dhimbje, pasi sëmundja e tyre e ul perceptimin e dhimbjes. Pra, inflamacioni vazhdon dhe pacienti nuk e kupton dhe mund të çojë në ndërlikime, ndërkohë që infeksioni i kolecistës mund të kapet në fazë më të avancuar.
Burimi / Panorama ONLINE
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.