Këshilla & Arsye

March 12, 2019 | 9:31

Mjetet natyrore që luftojnë shtimin në peshë gjatë menopauzës

Shpesh menopauza shoqërohet me një rritje të peshës. Për të shmangur këtë, është mirë t’i kushtohet vëmendje mënyrës së jetesës.  Korrigjimi i stilit të jetesës është mjeti më efektiv natyror për të luftuar shtimin në peshë, që ndodh gjatë menopauzës. Këtu janë fushat në të cilat mund të ndërhyni.

Mbani nën kontroll stresin

Stresi dhe prodhimi i kortizolit janë armiq të peshës. Prandaj, menaxhimi i stresit do t’ju lejojë të evitoni gabimet në të ushqyer dhe urinë nervore. Përgjigjuni kortizolit, duke rritur prodhimin e endorfineve, hormonet e lumturisë. Ju mund ta bëni atë përmes sportit, duke ngrënë ushqime që ndikojnë në humor, duke qeshur, medituar dhe duke marrë frymë thellë.

Përmirësimi i të ushqyerit

Ndiqni një dietë të shëndetshme që përfshin ushqime të dobishme në këtë periudhë të jetës si ato të pasura me kalcium për të forcuar kockat, por edhe vitamina, kripëra minerale, fibra, omega 3 dhe fermentet laktike.

Frutat, perimet, bishtajoret, drithërat, vaji i ullirit, bajamet, kosi, soja janë ndër ushqimet më të përshtatshme dhe mos harroni hidratimin duke pirë ujë mjaftueshëm.

Aktiviteti fizik

Qëndroni në lëvizje, luani sporte, ecni, shkoni në palestër, gjeni një aktivitet fizik që ju pëlqeni të bëni dhe bëhuni i palëkundur në të, nuk keni nevojë që të jetë intensive, vetëm lejoni të bëhet pjesë e stilit tuaj të jetesës.

Gjumë i mirë

Mos e neglizhoni gjumin, duke fjetur një numër të mjaftueshëm të orëve është thelbësore për të shmangur krijimin e pabarazive në trup. Disa studime kanë treguar se sa më i dobët të jetë gjumi aq më shpesh lidhet me shtimin e peshës dhe sigurisht ndikon në nivelin tuaj të stresit. Gjumi i duhur dhe i qetë lejon që trupi të qëndrojë në formë dhe plotësisht funksional.

 

 

Burimi / www.ilmondodinoidonne.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top