Mirëqenie

April 20, 2017 | 14:46

Mjeti që rrit jetëgjatësinë tuaj

Çiklizmi për në punë pakëson rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të zemrës dhe kancerit. Ky është konstatimi i një studimi ku morën pjesë mbi 264,337 njerëz. 52% e pjesëmarrësve ishin femra dhe u gjet se përdorimi i biçikletës për në punë redukton me 45% rrezikun e zhvillimit të kancerit dhe me 46 % sëmundjet kardiovaskulare, krahasuar me ata që marrin transportin publik për në punë.

Cropped shot of a man riding his bicycle through the cityhttp://195.154.178.81/DATA/i_collage/pi/shoots/782748.jpg

Në përgjithësi, çiklistët kishin një rrezik 41% më të ulët të vdekjes së parakohshme.

Ecja në punë është gjithashtu e mirë për ju, megjithëse nuk ofron përfitime të njëjta si marrja e një biçiklete, thonë studiuesit nga Universiteti i Glasgow.

Ecja në punë ishte gjithashtu e lidhur me një rrezik 27% më të ulët të zhvillimit të sëmundjeve kardiovaskulare dhe një rrezik 36% më të ulët të vdekjeve prej saj.

Por nuk kishte asnjë lidhje me një rrezik më të ulët të kancerit ose vdekjeve të parakohshme.

Ekspertët thanë se përfitimet më të ulëta të vërejtura në ecje në krahasim me çiklizmin mund të jenë për shkak të disa faktorëve.

Këto përfshijnë faktin që çiklistët lëvizin në distanca më të gjata në udhëtimet e tyre sesa shëtitësit dhe çiklizmi është një stërvitje me intensitet më të lartë.

Njerëzit që morën pjesë në hulumtim ishin mesatarisht 52 vjeç në fillim të studimit dhe u ndoqën për pesë vjet.

Rreth 2,430 njerëz vdiqën gjatë periudhës së studimit, 496 vdekje ishin të lidhura me sëmundje kardiovaskularedhe 1,126 vdekje nga kanceri.

Në përgjithësi, 3,748 njerëz kanë zhvilluar kancer gjatë pesë viteve dhe 1,110 kanë pasur një episode që lidhet me sëmundjet kardiovaskulare, siç është sulmi në zemër apo goditja në tru.

Dr. Jason Gill, nga instituti i shkencave kardiovaskulare dhe mjekësore në Glasgow, tha se qeveria duhet të shikojë mënyrat për ta bërë më të lehtë për njerëzit të udhëtojnë me biçikleta, të tilla si krijimi i “korsive dhe skema të subvencionuara të blerjes së biçikletave”. Këto do të krijonin “mundësi të mëdha për përmirësimin e shëndetit publik”, shtoi ai.

Studiuesit thonë se çiklizmi është një mënyrë e shkëlqyer për të kombinuar aktivitetin fizik me rutinën normale të përditshme.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top