Tanimë i përket një zone të rëndësishme industriale. Autostrada Durrës-Tiranë është vendi ku mund të prekësh një enumeracion biznesesh. E vendosur në kilometrin e katërt të kësaj vendndodhjeje “Mobileri BESHO” zë një vend të rëndësishëm në kulturën e arredimit imobilar.
Prej gati 25 vitesh, kjo kompani operon në treg, duke përditësuar trendet dhe stilet në bashkëpunim me firma prestigjioze italiane. Mban ekskluzivitetin e 12-të kompanive, duke ofruar sipas sezoneve, dizajne unike, super cilësi, elegancë, komoditet dhe garanci.
Në ndalesën e afërt, prezantimi me “Mobileri Besho” është mbresëlënës. Një ekspozitor gjigant është ftues në përmbajtjen e tij. Gjithçka e ndarë me kategori, sistemuar si katrorë shahu, rregullsi dhe përshtatje për të goditur në gjetjen e duhur. Gjithçka i nevojitet shtëpisë tuaj që nga kompletime të sallave të pritjes, ambiente gatimi, dhoma ndenjjeje, gjumi, për të rritur dhe fëmijë, stile klasike, moderne dhe të gërshetuara sipas pritshmërive tuaja.
Veçanti e këtyre mobilieve janë padyshim uniciteti i tyre, pa kopje seri, materialet si dhe koloret e sofistikuara për të gjitha stilet. I zoti i kësaj sipërmarrjeje, Vasil Besho na rrëfen se si e ka ndërtuar atë që është sot investimi më i mençur që ka bërë. Ai thotë se ka nisur të operojë në tregun e mobilerisë që nga viti 1996 si subjekti BESHO sh.p.k. Ndërsa më herët, pjesë e këtij fillimi, ka qenë bashkëpunimi me dy ortakë italianë që i takojnë viteve 1994 deri në 1996.
Sot “Mobileri Besho” e vijon këtë bashkëpunim, duke pasur ekskluzivitetin e elitës së firmave më të njohura italiane. Janë 12 kompani, ndër to: Cuborosso, Arredo3, Calia Italia, Ego, DueG, Pensarecasa etj. Fryt i këtij bashkëpunimi janë prurjet në sektorë të ndryshëm, siç janë 3 firma për sektorin e kuzhinës, 4 në prodhimin e kolltukëve, 1 për dhomat e fëmijëve, 3 për tavolina dhe karrige dhe 1 për dhomat e gjumit.
“Mobileri Besho” ju pret në autostradën Durrës- Tiranë, për të gjetur atë që ju pëlqen. Stafe të kualifikuar dhe të gatshëm për t’ua bërë më të lehtë arredimin dhe përshtatjen në ambientet ku i dëshironi. Në ekspozitën gjigante mund të gjeni 11 modele kuzhinash të shoqëruara me mbajtëse televizori (soggiorno), tavolinë dhe karrige, 15 dhoma gjumi, 8 dhoma fëmijësh si dhe 13 komplete kolltukësh.
Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 141
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.