Elegante apo sportive, bluzat që zbulojnë supet janë një veshje klasike për t’ju përshtatur mjaft lehtë çdo veshjeje.
Modë intriguese, e çuditshme dhe super: këto janë bluzat që i lënë shpatullat zbuluar. Nëse janë vetëm në njërën anë apo në të dyja, ato pak centimetra të lëkurës zhveshur, krijojnë një pamje magjike, katalizuese dhe tërheqin vëmendjen.
Sigurisht që nuk është një risi, megjithatë, me afrimin e sezonit pranveror, dëshira për t’u zhveshur paksa, vjen dhe me ndjesinë e të dukurit tërheqëse, por pa ekzagjeruar. Kështu i hapet sërish udha bluzave apo fustaneve me supe zbuluar, të cilat bëhen sensuale edhe në formatin e veshjeve të thjeshta.
Stili i rrugës: i përkryer për veshjet në qytet, kombinuar me xhinset e grisura.
Natyra: me lule ose të thjeshta, e bardhë, e zezë ose e kuqe, madje edhe një palë xhinse të thjeshta, një varëse asimetrike do të jetë e përsosur. Një prekje romantike frymëzuar nga lëndinat, sa delikate aq dhe harmonike.
Ndiq mëndafshin: supet e zhveshura nuk janë vetëm për pëlhurat në modë. Le të frymëzohemi nga stili i Audrey Hepburn: një varg margaritarësh dhe një kapelë e gjerë për një pamje të përsosur me hijeshi.
Përgatiti Orjona Tresa / Burimi tgcom.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.