Shtëpitë e modës në koleksionet e tyre për vjeshtë-dimër 2019 kanë prezantuar modele të ndryshme të trendeve të reja. Brendet e shumta komerciale janë inspiruar dhe kanë krijuar modele të ngjashme.
Këto janë çantat që do të mbizotërojnë në sezonin e vjeshtës:
- Modeli i “shumëfishtë”
Në pasarela shohim më së shpeshti variantet me bashkimin e çantës maksi dhe mini.
- Çantat e buta
Nuk janë praktike për ditët me shi, mirëpo mund t’i kombinoni gjatë ditëve me diell.
- Modelet miniatur
Mikro-modelet gjenden ende në koleksionet e shtëpive të modës dhe në oferta të shumë dyqaneve.
- Çanta të mëdha dore
Modelet maksi, në të cilat mund të fusni çdo gjë që ju nevojitet gjatë ditës, nuk do të dalin kurrë nga moda!
- Format gjeometrike
Modelet interesante të cilat kanë fuqinë që secilin, madje edhe kombinimin më të thjeshtë ta ngrenë në një nivel më të lartë.
- Lëkurë krokodili
Këto modele janë krijuar për t’u veshur me pardesy dhe pallto elegante dhe me siguri kjo është arsyeja përse nuk dalin kurrë nga moda.
Burimi / telegrafi.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.