Marrëdhënie

September 23, 2017 | 11:14

Moderatori shqiptar pak para martesës: Dashuria lindi nga frika e një maceje!

Moderatori i njohur me siglën e emisionit me të njëjtin emër, “Një kafe me Labin”, një prej programeve më popullore në Kosovë, tashmë pret të kurorëzojë një sfidë tjetër, atë të lidhjes së martesë. Labinot Gashi është rrëfyer për Rudina Magjistarin, duke treguar datën e dasmës, e cila do të kremtohet në 15 tetor.

labi

Labi dhe Qëndresa do të lidhin dashurinë e tyre në martesë, në Prizren, në një ditë shumë të veçantë për çiftin. Meqenëse fejesën, moderatori i njohur ia bëri surprizë partneres së tij më 13 prill, dita kur ajo kishte ditëlindjen, më 15 tetor, ditën e lindjes së tij, mendoi të kurorëzonte martesën.

rudiI ftuar pasditen e së premtes në “Rudina”, Labi rrëfeu edhe disa sekrete të panjohura më parë për publikun. Labi dhe Qëndresa janë bashkë prej 4-vjetësh. Njohja e tyre ka qenë një prej ngjarjeve më interesante që, me siguri, ata të dy e tregojnë sot me shumë humor: “Unë isha me koncerte, atë verë në Ulqin. Po punoja për emisionin dhe në hotelin ku rrija, shikoja Qëndresën çdo ditë me kushërirën e vet dhe me motrën. Një prej kolegeve të mia, tërë kohën më thoshte “e mirë bre Lab, e mirë bre Lab”. Nga kjo u shtyva edhe më shumë për të parë. M’u duk interesante. Pas njohjes së parë, asgjë nuk ndodhi, dilnim, shoqëroheshim, derisa, një natë pashë në hollin e hotelit një mace (kafsha që ai dashuron më shumë). Kurrë nuk mund ta mendoja se mund të lidhesha me dikë që kishte tmerrësisht frikë nga macet. Pasi Qëndresa e kishte vënë re, ishte strukur diku dhe ia kishte nisur të qarës nga frika. Kaq ishte…”. Sfida e Labit sapo kishte nisur. Ai duhet ta bindte që ajo t’i dashuronte macet.

“Pasi dola nga hoteli, aty nisi gjithçka, aty filloi… Pse i ke frikë macet, duhet t’i duash macet, ato nuk të bëjnë keq etj. etj.“ Një mace u bë shkak për një lidhje që është e destinuar të jetë përgjithmonë: “Unë i kam thënë veç një gjë. Duhesh me dashtë shumë macet. Dhe, si për koincidencë, gjatë të gjitha ditëve të qëndrimit në hotel për pushime, askund nuk ishte parë macja, por natën e beqarisë ishte vetëftuar mes vajzave edhe një mace”, rrëfeu Labi. “Madje, shoqëria e Qëndresës, kanë bërë plan që edhe në dasmë t’i sjellin disa mace si surprizë”.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top