Në trendin e kohëve moderne veshja e mureve po merr një trajtë befasuese në dekorin e shtëpive. Po të vësh re, një pjesë e familjeve perëndimore zgjedhin këtë alternativë, si mundësia më e mirë për t’i dhënë freski dhe gjallëri ambienteve të banimit. Një galeri e tillë arti mund të shërbejë si muzë krijimi për të gjithë ata që zgjedhin të punojnë në shtëpi, por edhe një mundësi jetese për ta parë me të gjitha ngjyrat e natyrës dhe aromën e saj shtëpinë ku banojnë. Letrat murale sipas ekspertëve të interierit krijojnë gjithashtu hapësira komode dhe aspak të zhurmshme në dhomat e ndenjes e jo vetëm, duke e shndërruar këtë vend në “përrallën” e vërtetë ku do të jetosh. Për kënaqësinë tuaj ju ftojmë të bëni zgjedhjet që ju përshtaten me stilin tuaj të banimit, ndërsa ekspertët japin sugjerime për përshtatjen brenda mureve të shtëpisë.
Parajsa në gravurë
Në fantazi poetike që përfaqëson parajsën baritore me prejardhje nga mitologjia greke prej malit Arcadia ku gjendet dhe shtëpia e Pan. Letra murale e cilësuar “Etched Arcadia” është një gravurë që identifikon këtë hapësirë në ngjyrë blu, duke e bërë atë një dhomë me stil të personalizuar.
Skena Siciliane
Kjo shtëpi e vogël është rikonfiguruar plotësisht nga pronari i saj, karikaturist dhe bojaxhi, Sally Ann Lasson, për të krijuar një shtëpi të rehatshme me gjerësi dhe lirshmëri. Vizatimet, pikturat në letrën murale të quajtur “Scenes Siciliennes” japin iluzionin e thellësisë, duke krijuar ndikimin vizual në sallon, ndërsa drita e mrekullueshme është nga Quindry.
Parajsa
Përzierja e ngjyrave dhe e skemave të ndryshme të çuditshme krijojnë një efekt zanash në përrallë, ku mund të luash me shqisat. Kjo pikturë murale është e bërë me dorë nga de Gournay.
Pema e dëborës
Kjo letër murale që mbush të gjitha faqet e dhomës së ndenjes u ofron afrimitet dhe mikpritje të ftuarve. Me idenë e një kopshti brenda shtëpisë, kjo letër murale në formën e pemës së gjelbëruar tregon gjallëri nën dritat dhe blerimin në fokus. Të gjitha ngjyrat dhe modelet janë harmonike dhe të buta me veshjet e përdorura në këtë ambient sa antik aq dhe klasik.
Letër murale shumëlulesh
Koleksioni i Sandberg’s Brunnsnäs i letrave murale, i ka fillimet në mjaft romane – fjalë për fjalë – ashtu siç ishte frymëzuar edhe nga shtëpitë botuese suedeze, të cilat i kishin vënë emrin “Banesat rreth liqenit”, ku kreu i kompanisë ishte bazuar. “Ky është interpretimi në shekullin e njëzetenjëtë i kësaj pjese të historisë suedeze”, shpjegon drejtoresha e dizajnit Sissa Sundling. Po kështu, kjo letër mund të shihet e përshtatshme në një mjedis sa modern aq dhe tradicional.
Dritë e hapësirë
Hapësira e kësaj dhome në një nga shtëpitë e qytetit gjeorgjian në Ludlow, projektuar nga Caroline Harrowby është veshur në ‘Alderney’ nga Colefax dhe Fowler. Ky model shton interesin për hapësirën, e cila është e ndriçuar dhe e ajrosur gjithashtu, një stil i përshtatshëm për një dhomë gjumi të vogël.
Burimi: http://www.houseandgarden.co.uk/interiors/wallpaper
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.