1.Lini sheqerin dhe çdo ëmbëlsire dhe pije të ëmbël.
2.Hani shumë kos dhe merrni kapsula probiotikësh në farmaci.
3.Pini ujë me limon të paktën një gotë çdo ditë ose ujë me uthull molle, 1 lugë gjelle në një gotë ujë.
4.Pini çaj me spec të kuq djegës, 3 gota në ditë me nga gjysmë lugë çaji piper.
5.Pakësoni bukën e bardhë dhe përdorni në vend të saj bukë thekre, integrale dhe tërshëre.
6.Pini çaj molle të egër dhe trëndafili të egër 2-3 filxhanë çaji në ditë. Asnjëherë me sheqer, por me pak mjaltë.
7.Merrni 4 gramë në ditë Vitaminë C.
8.Merrni 2-3 gramë në ditë Vitaminë B3 (Niacinë, garanci 100% që ul kolesterolin dhe peshën e tepërt).
9.Përdorni me shumicë erëzat në kuzhinë me prioritet majdanozin, shafranin e Indisë, xhenxhefilin, kanellën, trëndelinën, hudhrën, rigonin, borzilokun, rozmarinën, karafilin. Jo të gjitha në një ditë, por së paku 2-3 prej tyre çdo ditë.
10.Pini sa më shumë ujë, të paktën 8 gota.
11.Bëni dy herë në ditë nga 10 frymëmarrje të thella, sidomos para gjumit.
12.Bëni ushtrime frymëmarrjeje të barkut si dhe joga ose meditim.
13.Bëni masazh me vajra masazhi ose vaj për të hequr celulitet.
14.Flini të paktën 8-9 orë në ditë, sepse pagjumësia prish ciklin organik dhe sjell mbipeshë.
15.Hiqni nga tryeza vajrat e djegur, vajrat e fabrikuar dhe përdorni vetëm vajra që prodhohen me shtypje në temperaturë të ftohtë si vaji i ullirit ekstra i virgjër. (Vaj kokosi nuk ka hyrë ende me çmim të lirë për gatim).
16.Hani sa më shumë ushqime të gjalla dhe sa më pak të gatuara në zjarr.
17.Bëni shëtitje në natyrë dhe ecni çdo ditë të paktën 30 minuta.
18.Qeshni sa më shpesh e më gjatë, ndiqni komedi në mbrëmje para gjumit.
19.Vallëzoni sa më shpesh të mundeni.
20.Hani mollë sa më shpesh, më të mirat për rënie nga pesha janë jeshilet.
21.Preferoni sallatat si dhe supat, para makaronave, byrekëve, gjellëve të rënda.
22.Mos bëni gabim të lini vezën dhe mishin.
23.Mos synoni të humbisni shumë kile përnjëherësh, rënia të jetë graduale, jo më tepër se 3 kg në muajin e parë, e më pak në vazhdim, sepse rënia e shpejtë ka pasoja jo vetëm mbi muskulaturën, por edhe mbi shëndetin.
24.Herë pas here lehtësohuni duke e lënë një vakt, deri në dy, që t’i japësh mundësi trupit të pastrohet dhe organet të punojnë më mirë.
25.Bëni një herë në javë lavazh të zorrës së trashë me kamomil ose kos, ose rigon etj. Kjo do bëjë të ndiheni më lehtë dhe heq toksinat si pjesë e rëndësishme e heqjes së mbipeshës.
26.Konsumoni vajrat e mirë që vijnë nga arrat, bajamet, farat e lirit, farat e susamit, farat e kungullit e të pjeprit, farat e lulediellit (jo nga vaji i tyre) dhe nga peshku.
27.Duhet të merrni patjetër edhe kapsula Omega 3, që të rivendosni ekuilibrin mes vajrave Omega 6-Omega-3, prishja e të cilit është shkak jo vetëm i mbipeshës, por i çfarëdolloj sëmundjeve.
28.Përzgjidhni këtë listë ushqimore: Brokoli, karota, rrepa, panxhar, qepë, limon, kungull, misër, fruta me shumë antioksidantë si luleshtrydhet, mjedrat, boronicat, manaferrat, manat, shegët etj. Vërtetë frutat kanë sheqer, por trupi ka nevojë për sheqerin natyral, sepse kthehet në energji për qelizat, por jo për sheqerin e shtuar, që i ‘ha’. Për më tepër, frutat janë fabrika natyrore që përmbajnë veç sheqerit, përbërës të tjerë dhe disa prej tyre duken të ëmbël, por ulin sheqerin në gjak (si rrushi, manat, etj., që përmbajnë resveratrol).
29.Përdorni ushqimin e fermentuar, sepse ju jep bakteret e mira, laktobacilet, rivendos florën normale të zorrëve dhe ndihmon në heqjen e mbipeshës.
30.Ngrihuni nga tryeza të parënduar me ushqim, as të uritur dhe as të ngopur 100%. Hani dy lugë me pak se sa do të donit dhe ky është ‘numëruesi inteligjent i kalorive të kontrolluara prej trupit).
31.Mendoni pozitivisht dhe i thoni vetes që mundeni. Nëse do të bëni vetëm çerekun e këtyre, do të shihni një ndryshim të madh. Nuk ka nevojë për receta strikte, mëngjes, drekë dhe darkë. Ju jeni të lirë të krijoni në kuzhinë, duke ditur se cilat janë ushqimet që duhet të përdorni dhe ato që duhet të shmangni.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.