Me paqen rrezatuese në fytyrë, ashtu si një engjëll, pa asnjë të metë, këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj i ka dhënë fund beqarisë. Me petkun e bardhë të nusërisë e shkëlqimin e kësaj date të veçantë, ajo ka hijeshuar në ceremoninë ku kishte shumë të ftuar.
Xhensila Myrtezaj dhe Besart Kallaku i kanë thënë “Po” njëri-tjetrit, duke pranuar të jenë bashkë derisa vdekja t’i ndajë. Mbrëmjen e së premtes ata kanë bërë premtimin e jetës, atë të jetëgjatësisë në çift me çdo të mirë e të keqe bashkë. Aktori i humorit i ka thënë “Po du” bashkëshortes së tij, ndërsa kjo atmosferë i ka bërë të gjithë të pranishmit për të qeshur.
Çifti i ka dedikuar njëri-tjetrit fjalë zemre dhe romantike, që kanë përlotur padyshim edhe të pranishmit.
Këto çaste Xhensila i ka shpërndarë edhe për fansat e saj në rrjetet sociale, ku ka marrë pafund urime për këtë ditë të bekuar.
Përgatiti Orjona Tresa
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.