Heronjtë vijnë në forma e përmasa të ndryshme, përfshirë edhe të vegjlit.
Një dy vjeçar është kthyer në hero pasi një video tregon se si ai i vjen në ndihmë të vëllait, që ishte zënë poshtë një komoje.
Brock Shoff në SHBA, së bashku me të vëllanë e tij binjak, Bowdy, po luanin në dhomën e tyre të gjumit, kur komoja e ka zënë poshtë këtë fundit. E gjithë ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë në dhomën e tyre. Ajo që pasoi ishte një veprim dhe forcë mbresëlënëse e vogëlushit.
Por incidenti nxjerr në pah shqetësime lidhur me sigurinë e fëmijëve dhe rreziqet e mobiljeve.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.