Marrëdhënie

March 9, 2017 | 11:00

Monika Kryemadhi: “Ky ka qenë momenti kur e kam urryer Ilir Metën”

E ftuar në emisionin ‘Opinion’ në lidhje me temën, “Sa të forta janë gratë”, deputetja e partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka folur rreth një periudhe shumë të vështirë të jetës së saj. Ardhja në jetë e fëmijës së parë i ndërpreu karrierën në mes.

sdsdsds_1487869071-972855

“Kur u bëra me fëmijë për herë të parë, unë e urreja Ilir Metën për vdekje. Ky, thoja, më la në shtëpi, më la pa punë dhe mbeta një grua në shtëpi që laja dhe shpëlaja. Burri shëtit, lëviz, bën qejf, ndërsa ti çfarë je? Ngela brenda në shtëpi dhe u ktheva në një skllave. Ndërkohë që ai ishte bërë zëvendëskryeministër dhe do bëhej kryeministër, ndërkohë që shoqet e mia rriteshin në përgjegjësi, unë rrija e vegjetoja në shtëpi. Këtu kam marrë vendimin për të bërë shkollën jashtë. Kur ika e lashë vajzën gjashtë muajshe. As fliste e as ecte. Kur erdha fliste, ecte e nuk më njihte. Gjatë asaj kohe nuk i ka munguar dashuria, por Iliri nuk është se u mor me të siç një grua, as e lau e as e shpëlau”, u shpreh deputetja Kryemadhi.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top