Marrëdhënie

March 18, 2017 | 17:45

Monika Lubonja rastësisht nënë në moshën 23 vjeçare: Kam dashur ta heq fëmijën, nuk isha e përgatitur

Monika Lubonja, e ftuar në emisionin “Rudina” u kthye pas në kujtime duke  rrëfyer për karrierën e saj si aktore dhe emoci0net e mëmësisë.

 “E kam mbrojtur diplomën kur isha shtatzënë me vajzën time”, tregon ajo.

Për shtatzëninë e ka marrë vesh kur ka qenë duke interpretuar në skenë dhe nuk është ndier mirë.

“Më fal Zot që po e them, por në fillim kam dashur ta heq fëmijën, nuk isha e përgatitur për t’u bërë nënë. Ishte babai i vajzës ai që nuk pranoi dhe më çoi të vazhdonim rregullisht vizitat në maternitet. Kështu Tea filloi të merrte jetë. Unë vazhdova provimet dhe Tea më dha shumë fat në to. Është një bekim për mua dhe vazhdon të më japë bekim çdo ditë të jetës sime, është motivi im”, ka thënë ajo e emocionuar.

Një emocion që përfundoi në lot kur në insert u shfaq vajza e saj në një video ku përshkruante të ëmën dhe marrëdhënien e tyre. Edhe pse në pamje mund të gjeni ngjashmëri mes tyre, në karakter nuk do të ndodhë.

“Jemi të ndryshme në mendime, ajo është shumë racionale dhe e ftohtë”, tregon Monika.

Në linkun e mëposhtëm lexoni një rrëfim më të zgjeruar të saj rreth kësaj eksperience:

Monika Lubonja: Rastësisht nënë në moshën 23-vjeçare

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top