Një studim i “Media Research Lab” i bërë nga studiuesit e “Iowa State University” në SHBA, që zgjati 13 muaj, duke marrë në analizë 1323 të rinj (përfshirë edhe mësuesit e prindërit), ka treguar se si orët e tepërta të kaluara para një monitori (kompjuter, televizor, video-lojëra) ndikojnë në një rënie të dukshme të përqendrimit.
Vlerësimi i rezultateve ka nxjerrë në pah se qëndrimi përpara një ekrani më shumë se dy orë në ditë ndikon uljen e përqendrimit dhe vëmendjes me 67%.
Por jo vetëm: ndër pasojat e tjera regjistrohet agresivitet më i madh në marrëdhëniet ndërpersonale dhe shtim në peshë, sidomos në pjesën e barkut.
Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 134
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.