“CNN” I ka bërë jehonë lajmit se këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, tashmë mori edhe nënshtetësinë shqiptare.
Lajmi plotë:
“I lumtur që i jap Dua Lipës dekretin e shtetësisë shqiptare”, tha ai . “Ajo na ka bërë krenarë me karrierën e saj globale dhe angazhimin në kauza të rëndësishme sociale.”
Lipa lindi në Londër nga prindërit e saj emigrantë dhe në vitin 2016, këngëtarja dhe babai i saj bashkëthemeluan Fondacionin Sunny Hill për të mbledhur fonde nga koncertet vjetore të mbajtura në vendlindjen e saj në Kosovë për të ndihmuar njerëzit që përballen me vështirësi financiare.
Shtetësia e saj shqiptare vjen në prag të 110 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë nga Perandoria Osmane.
Lipa dhuroi një super performancë në sheshin “Skënderbej” duke shënuar kështu dhe mbylljen e turneut të saj “Future Nostalgia”.
Këngëtarja me famë botërore ka performuar dje në sheshit “Skëndërbej”, ku para së të niste performancën e saj, Dua ka falenderuar në shqip të gjithë fansat të cilët ndodheshin në shesh dhe u shpreh se ndihet mirënjohese të festonte me ta 110 vjetorin e Pavarësisë.
“Faleminderit për suportin dhe energjinë që po na jepni sonte. Kjo është nata e fundit e turneut dhe kjo përfundon sonte në Tiranë me ju. Faleminderit shumë që jeni këtu. E di që këtu ka njerëz që nuk vijnë nga Tirana por edhe nga jashtë. Ndihem shumë mirënjohëse të jem këtu sonte. Gëzuar Ditën e Pavarësisë! E vetmja gjë që dua është të kënaqeni!”- u shpreh Dua.
/Panoramaplus.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.