Një rregullore tmerri e lëshuar nga ISIS për atë që është e ligjshme apo jo t’u bëhet grave të burgosura të luftës. Kjo deklaratë u gjet dhe u bë publike nga forcat speciale amerikane gjatë një kontrolli blic. Teksti, Fatwa 64 është gjetur nga forcat speciale amerikane majin e kaluar gjatë një operacioni blic, por është bërë publik vetëm tani.
Femrat që përfundojnë në duart e Kalifatit shndërrohen as më pak e as më shumë veçse në objekte: seksi me to është një gjë e ditur, dhe si të mos mjaftonte kjo, mund edhe të shiten, të blihen apo të shkëmbehen. “Një nga gjërat e mira që Allahu i ka bërë Kalifatit”, nënvizohet në Fatwa, “është përfitimi i zonave të gjera të vendit dhe është pasojë e pashmangshme e Xhihadit, që femrat dhe fëmijët e tradhtarëve të bëhen robër të myslimanëve”. Ndër rregullat e përcaktuara në Fatwa është ajo që: “të mos bëhet seks me një femër shtatzënë, të paktën derisa të lindë”. Më pas, nëse robinja ka një vajzë, Kalifati detyron që “padroni të mund të ketë marrëdhënie ose me njërën, ose me tjetrën, por asnjëherë me të dyja së bashku”. Dhe, nëse robinjat janë motra, “padroni i tyre mund të ketë marrëdhënie vetëm me njërën prej të dyjave, por mund të bëjë seks me tjetrën nëse shet të parën, e dhuron apo e lë të lirë atë”. Ndër rastet që rregullorja mundohet të sqarojë, është edhe ai që hipotezon: nëse një femër është e burgosur nga babai, atëherë djali i tij nuk mund të ketë marrëdhënie me të (të burgosurën) dhe e kundërta”. Ose, nëse dy individë blejnë të njëjtën skllave, “asnjëri prej të dyve nuk mund të ketë marrëdhënie me të pasi është pronë e përbashkët”. Të vetmet përkujdesje për të burgosurën janë: “Të shfaqin mëshirë për të, të jenë të sjellshëm, të mos e përbuzin, të mos i caktojnë punë që nuk është në gjendje t’i bëjë, si dhe të mos e shesin nëse marrin vesh se do ta trajtojnë keq”.
Teksti i Fatwa hedh dritë aty ku do të ketë nevoja të mëtejshme mbi trajtimin që Kalifati u rezervon robërve të luftës dhe shfaqet pak ditë para shpërndarjes së një tjetër Fatwa 68, që thotë specifikisht që: “për të shpëtuar jetën e një luftëtari të ISIS, ai mund të marrë organet e trupit nga një tradhtar i gjallë, edhe pse kjo mund ta çojë atë drejt vdekjes”.
Përgatiti: Manjola Ereqi
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.