Në fokus

March 14, 2020 | 8:14

Mos e refuzoni nostalgjinë, është vetëmbrojtja më e mirë kundër jetës sonë kaotike

 

Jetojmë shumë të grimcuar në të tashmen, për pasojë, jemi pak të interesuar për kujtesën. Por në fakt, kemi nevojë për të. Gjithashtu,edhe për të ëndërruar të ardhmen.

nostalgji

Rëndësia e nostalgjisë

Më mungon nostalgjia. Të më falni për fjalët, por nuk di të shprehem ndryshe për keqardhjen që kam për të, pjesërisht të humbur. Ndihem përballë zhdukjes së kësaj ndjenje. E kemi fshirë, duke e konsideruar të padobishme, nga njerëz që nuk e pranojnë kalimin e kohës dhe erën e ndryshimit. E konsiderojmë nostalgjinë si një mëkat vdekjeprurës në një shoqëri tërësisht të shtypur në të tashmen, ku koha nuk është më lineare, por vetëm shumë të momenteve. Momente që përjashtojnë ankorimin në të kaluarën, dhe për këtë arsye, edhe nostalgjinë e hapat drejt së ardhmes, për pasojë edhe kuriozitetin apo dëshirën për të sfiduar. Edhe vetveten.

1

Vlera e nostalgjisë

Megjithatë ne kemi nevojë për nostalgjinë, ashtu si oksigjenin. Na çon në harresë të kujtesës, kujtimeve, të së kaluarës, e cila pastaj kthehet gjithnjë si maskim. Nostalgjia mban erë jete autentike dhe na jep vetëmbrojtje nga rrjedhja e jetës apo ritmi frenetik i saj. Nostalgjia është antibiotiku natyror kundër jetës kaotike, e cila rrezikon të humbasë kuptimin.

Nuk është rastësi që nostalgjia ka ndriçuar faqet e mëdha të letërsisë. Nga Odiseja, poema e lashtë e nostalgjisë, në klasiken e letërsisë së madhe evropiane të shekullit të nëntëmbëdhjetë. Pier Paolo Pasolini, intelektual italian, i cili gjatë shekullit të njëzet u përpoq të na paralajmëronte për rreziqet e modernitetit, të një bote që ecte shumë shpejt, edhe për shkak të teknologjisë, e cila nuk bën llogari.

Të vlerësosh nostalgjinë

Uroj të jeni nostalgjikë atëherë. Jo si humbjen ndaj diçkaje që nuk është atje apo nuk ka qenë kurrë. Jo si një keqardhje sterile e “ishte më mirë kur ishte më keq”. Jo si humbje nga një ndryshim që nuk duam ta pranojmë. Jo: nostalgjia, si një forcë krijuese, dhe si një rikuperim i plotësisë së kohës. Ku e tashmja nuk është gjithçka, por vetëm tranzicioni ndërmjet të kaluarës (ndaj kujtesa  duhet kultivuar) dhe e ardhmja (momenti drejt utopisë).

Përgatiti Orjona Tresa / Burimi Non Sprecare

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top