Studim

March 3, 2020 | 8:23

Mos fajëso kurrë askënd në jetën tënde! Pranë një manipuluesi, vetëvlerësimi është arma juaj e fortë

Për fat të keq, askush nuk është i mbrojtur nga manipuluesit. Të jetosh pranë një manipulatori, është esktremisht sfiduese, është një marrëdhënie me një person të ngjashëm, i cili mund të jetë ekstremisht sfidues dhe komplikues. Këta persona shqetësohen vetëm për veten e tyre, janë egoistë dhe egocentrikë, gati për të bërë atë që i shërben për të arritur objektivat e tyre me ligësi. Mjetet e tyre kryesore përfshijnë gënjeshtrat, shpresat false dhe ndjenjat e fajit.

2Manipuluesit gjejnë një mënyrë për të përdorur pikat e dobëta të viktimave të tyre për t’i vënë ata në shërbim të vetes. Duan të kenë në kontroll njerëzit dhe situatat. Ndërkaq, bëjnë çfarëdolloj gjëje për të diktuar veprimet, ndjenjat dhe mendimet e të tjerëve.

Megjithatë, mos u dëshpëroni, ekziston një mënyrë për t’i trajtuar këta persona, edhe pse nuk është e lehtë për t’u larguar prej tyre.

Ja disa sugjerime dhe truke të nevojshme që do t’ju vijnë shumë në ndihmë:  

1.Manipuluesit nuk marrin kurrë përgjegjësinë e veprimeve të tyre, por i shmangen me shpejtësi situatës për t’ju bërë juve të ndiheni në faj. Ndërkaq, nuk duhet ta fajësoni kurrë veten, nuk ka rëndësi se sa keq ndihesh, por fajësoji ata, të cilët menjëherë do ta humbasin betejën.

2.Manipuluesit përdorin çfarëdolloj arme për të të shkatërruar dhe t’ju bëjnë të ndiheni në faj. Megjithatë, duhet të mbroheni dhe të respektoni “Jo-në” tuaj. Jo do të thotë, Jo! Nëse u tregon atyre se je i fortë, do të jenë më pak të motivuar për t’ju kontrolluar.

3.Manipuluesit ju bëjnë të humbni vetëvlerësimin, ndaj vetëvlerësimi është arma juaj më e fuqishme kundra tyre. Fol gjithmonë me mendje dhe mbrohu, ji vetëdijshëm për vlerat e tua.

4.Ndrysho sjellje, e ndërsa e bën këtë, ke ndikuar rrjedhimisht dhe te manipuluesi. Çdo herë që do t’ju bëjnë keq, nis dhe drejtoju pyetje sondazhi dhe do ta ngatërroni. Të qenit në qendër të vëmendjes është gjëja më e keqe që mund t’i ndodhë një manipuluesi, sepse janë përgjithësisht persona të brishtë, të dobët dhe të frustruar.

5.Merr kohën tënde për të vlerësuar të gjitha Pro-të dhe Kundra-t ndaj një situate. Manipuluesit adhurojnë të ngutin të tjerët, por mund ta shmangësh tensionit duke i thënë “do mendohem”.

6.Gjëja më e mirë që mund të bësh është të qëndroni larg një manipuluesi. Mund t’ia nisësh duke u postuar gradualisht, dhe më pas duke mbajtur një distancë të shëndetshme.

 

Përgatiti Orjona Tresa / Burimi losapeviche.online

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top