Në fokus

April 21, 2016 | 12:43

Mos heshtni! Denonconi dhunën ndaj fëmijëve!

Hapen  të gjitha Qëndrat e Përkujdesit Social në të gjithë vendin, qendrat e emergjencës për fëmijë në rrezik apo situatë rruge. Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi ishte sot i pranishëm në inagurimin e qendrës së emergjencës në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli” në Tiranë, ku pa nga afër përfundimin e kësaj qendre. Në të tilla qëndra në të gjithë vendin, do të sistemohen fëmijët që raportohen në situata rreziku, situatë rruge, abuzimi apo neglizhimi. Njësitë e Mbrojtjes së Fëmijëve do të ndjekin rastet e raportuara deri në zgjidhjen e e tyre. Në këtë aktivitet u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit nga Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve me Linjën Kombëtare të Këshillimit për Fëmijë (Alo 116 111). Përveç një linje këshillimi, në numrin 116 111 mund të denoncohen apo raportohen në çdo orë të ditës, raste të fëmijëve të dhunuar, neglizhuar, abuzuar, si dhe fëmijë në situatë rruge.

Gjatë fjalës së tij ministri Klosi u bëri thirrje qytetarëve të bashkëpunojnë në denoncimin e çdo rasti dhune dhe rreziku ndaj fëmijëve.

Çdo ditë po punojmë pa u ndalur për një sistem të plotë dhe funksional për mbrojtjen e fëmijëve. Sot inaguaruam qendrën e emergjencës në Shtëpinë e Fëmijës” Zyber Hallulli” në Tiranë. Të gjitha shtëpitë e përkujdesit për fëmijët në të gjithë vendin, do të kenë shërbimin e emergjencës për fëmijët në nevojë. Çdo rast i raportuar apo denoncuar për fëmijë në situatë rruge apo rreziku dhe që kërkon mbrojtjen e menjëhershme të shtetit, do të sistemohet në këto qëndra emergjence. Çdo rast do të adresohet nga Njësitë e Mbrojtjes së Fëmijëve deri në zgjidhjen e plotë të situatës.

116 111 – është një tjetër mundësi për të raportuar çdo rast që shihni. Mos heshtni.

Interesi më i lartë i fëmijës është detyrimi jonë i përbashkët”, tha ministri në fjalën e rastit.

1 2 3 5

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top