Në fokus

January 7, 2020 | 8:08

Mos i dëgjoni ata që ju thonë se nuk keni instinktin e nënës. Prind nuk lind, por bëhesh

Prindërimi është një rol themelor, është figura që do të ketë të drejtën dhe detyrën t’u mësojë fëmijëve, gëzimet dhe vështirësitë. Një “punë” sa e bukur aq edhe komplekse.

Prind nuk lind, por bëhesh

Shpesh flitet për instinktin e nënës dhe gratë që nuk e ndiejnë se e kanë atë, sulmohen për këtë. E vërteta është se prind nuk lind, por bëhesh kur lind një jetë.

Kur lind një fëmijë

Kur një fëmijë lind, prindi në mënyrë të natyrshme fillon të adoptojë një seri praktikash për të mbështetur fëmijën në rritjen e tij. Gjithçka ndodh spontanisht.

Bashkë-Prindërimi

Roli i edukimit, rritjes dhe shpjegimit të jetës fëmijës tuaj nuk është vetëm për nënën. Në fakt, flitet për bashkë-prindërim, ose ndarjen e angazhimeve dhe punës që duhet të bëhet për të siguruar rritjen më të mirë për fëmijën tuaj.

Grua, nënë, prind

Me ardhjen e një fëmije, gruaja bëhet gjithashtu dhe mbi të gjitha një prind: nëna dhe fëmija bëhen një dhe nevojat e të parës kalojnë në plan të dytë.

Instinkti i nënës i shpjeguar nga shkenca

Psikologia  Patricia Diez Deustua, një mësuese në Universitat Internacional de Catalunya, shpjegoi se ajo që njihet me kulturë si një instinkt nëne është e zakonshme për të gjitha speciet dhe prek të gjithë organizmin.

Instinkti i nënës fillon me lindjen e fëmijëve

Siç shpjegohet nga psikologia spanjolle, gjatë lindjes së fëmijës, gruaja zhvillon nivele të larta të oksitocinës, hormoni që promovon akte mbështetëse. Që nga ai moment nxitet një mekanizëm në të cilin nëna ndjen nevojën për të mbrojtur fëmijën e saj.

Një jetë e re

Reagimi spontan i trupit ndërthur ndjenjat dhe emocionet që një grua zhvillon duke lindur një fëmijë. Që nga ai moment lindi vullneti për ta mbajtur gjallë dhe për ta rritur: ky është instinkti amë.

Bëhesh nënë

Pas lindjes së foshnjës së tyre, një nënë dhe të dy prindërit mund të mësojnë shumë dhe të zbulojnë aftësi që nuk i kishin praktikuar ose imagjinuar kurrë më parë.

Gjithçka që një prind nuk di

Edukimi personal, vlerat dhe empatia ndikojnë në rrugën e prindërve dhe ndonjëherë e lehtësojnë atë. Por gjithçka mëson një grua dhe një burrë kur bëhen nënë dhe baba ndodh natyrshëm kur ata mbajnë fëmijën e tyre në duar.

 

 

 

Burimi / https://dilei.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top