Në fokus

March 17, 2018 | 11:50

Mos i gjykoni nënat që praktikojnë ushqyerjen me gji!

Ditët e sotme ushqyerja me gji është bërë pak e ndërlikuar. Ndërkohë që  ka shumë presion për nënat që të zgjedhin rrugën natyrore, shpesh dëgjojmë tregime për gratë që mbesin të turpëruara nga ushqyerja e të vegjëlve të tyre, me gji në publik. Thikë me dy presa!

Nëna nga Iowa, Elizabeth Herzog e di shumë mirë për këtë gjë. Georgia nëna e fëmijës 5 muajsh e ushqen me gji sa herë që e sheh të arsyeshme. Ajo duhet të sigurojë ushqim për vajzën e saj.

Fëmija i saj ka lindur dy muaj më herët, që do të thotë që Elizabeta është shumë me fat që sot ka Georgian. Me fëmijën çdo gjë duhet në rregull, por ajo nuk është ende aty ku duhet të jetë në aspektin e peshës; ajo peshon 10 £ dhe mesatarja për moshën e saj është 14.

Për shkak të kësaj, nëna e parë e nxit që ta ushqente fëmijën sa herë kishte nevojë. Duket krejtësisht e arsyeshme për ne!

Pra, kur Elizabeth dhe Georgia po shijonin ushqimet e tyre në një lokal, nëna e re mbeti e  habitur kur  menaxheri i’u afrua dhe i kërkoj që të “mbulohej”.

Në një intervistë Elizabeth shpjegon se fjalët e punonjësit e prekën atë dhe vajzën e saj. “Ushqyerja me gji nuk duket si ndonjë punë e vështirë, sidomos për të [Georgian], unë u shqetësova”, thotë nëna.

Theksojmë se Elizabeth u largua me të shpejtë nga restoranti që menaxheri i kërkoi asaj që të “mbulohej”, por nëna e informuar nuk i la ata pa ua thënë disa fjalë. Para se të dilte, ajo ka treguar  se ka një ligj shtetëror që mbron ushqyerjen me gji në publik.

Për shkak se kjo histori ka fituar shumë shpejt vëmendjen, një zëdhënës i Red Robin ka thënë se vendi ku Elizabeth u turpërua publikisht është rrëzuar dhe po ri-edukohet me ligjin e veçantë. Gjithashtu shtoi se restoranti do të strehojë çdo nënë dhe fëmijë që kanë nevojë të ushqehen me gji.

Jo të gjithë janë kundër dhënies së gjirit publik

Përderisa ka shumë njerëz që ushqejnë me gji në këtë botë, shumë nëna marrin mbështetje nga vendet më të këqija.

Për shembull, Papa Françesku, nga të gjithë njerëzit, inkurajoi një grup të nënave që po vizitonin Vatikanin me foshnjat e tyre për të ushqyer me gji kudo ku t’u pëlqente. Mendoni pak, njeriu i shenjtë i tha këto fjalë në Kapelën e Sistines, një vend që është një prekje më e rëndësishme se një qytet i vogël si Red Robin!

Epo, nëse Papa nuk i gjykon nënat për ushqyerjen me gji, ne as nuk duhet ta mendojmë.

Burimi / http://tiphero.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top