Edhe për të kursyer, ka disa gjëra që çdokush do mund të tërhiqet para se t’i hedhë në qesen e mbeturinave. Lëvozhga vezësh, mbështjellëse plastike apo lëkura portokalli?! Prisni! Ka diçka që ia vlen të përdoret për aspektin e mirëqenies. Sipas Ela Gale, një vajze të dashuruar pas jetës dhe natyrës, besuese e bërjes së gjërave pozitive dhe zgjidhjeve të bindshme, në videon e hedhur në kanalin e saj personal, shfaq 10 mënyrat e preferuara nga ajo se si mund ta përdorësh lëkurën e portokallit. Largohuni nga koshi i hedhurinave dhe ndiqini me vëmendje këto mënyra kreative dhe eko-miqësore për të marrë një përdorim të mirë nga lëkurat e portokallit.
10 mënyra të përdorimit të lëkurave të portokallit
- Çaj portokalli
- Aromatik për të parfumosur teshat dhe këpucët
- Scrub për lëkurën me sheqer, vaj kokosi
- Zbardhim dhëmbësh, me përmbajtje limoni duke e shtuar në pasta të ndryshme
- Ilaç kundër pickimit të mushkonjave, duke lyer lëkurën
- Sfungjer për sipërfaqet e pastrimit
- Konsumojeni atë për shumë përfitime ushqyese, një mënyrë e thjeshtë për ta shijuar me qejf, duke e përdorur në sallatëra, lëngje frutash apo ëmbëlsira
- Qirinj portokalli
- Aromatik në dush
- Miks lëkurash për dhomën tuaj
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.