Në fokus

March 4, 2020 | 8:04

Mos i jepni përparësi një personi që ju trajton si opsion

Dashuria për një person mund të jetë një gjë e mrekullueshme që mbush jetën tonë, por gjithashtu mund të bëhet dëshpërimi ynë. Kur një ndjenjë e tillë e fortë nuk shkëmbehet në mënyrë të barabartë nga të dy palët, njëri nga të dy, ai që e ka bërë tjetrin përparësinë e tij, shkatërrohet.

Është padyshim poshtëruese të japësh gjithçka për dikë që as nuk të sheh. Shpesh këtë gjë nuk e vërejmë menjëherë, pasi të rrëmbyer nga dëshira për të kënaqur dëshirat e tjetrit, ne i harrojmë tonat.

Pastaj dalëngadalë, fillojmë të ndihemi të lënë pas dore, ndiejmë indiferencën e partnerit ndaj nesh: ne japim gjithçka, ndërsa ai as nuk na dëgjon, ai harxhon disa thërrime të kohës së tij me ne, edhe kur ka, duke na bërë që të ndjehemi vetëm. Një opsion.

Ky është momenti kur duhet të gjejmë guximin të ikim, të “shkëputemi” nga ata që nuk na trajtojnë me të njëjtin përparësi, por si një “opsion i zakonshëm”. Largohuni pa u menduar dy herë! Herët a vonë do të vijë dikush që na meriton vërtetë.

Në fillim të një marrëdhënieje nuk e njohim mirë njëri-tjetrin, rrëmbehemi nga momenti, mendojmë se është gjëja më e bukur që na ka ndodhur. Pastaj me kalimin e kohës kuptojmë se diçka nuk shkon, kuptojmë se nuk jemi në qendër të botës së tij, të përparësive të tij, se dashuria e tij për ne nuk është aq e fortë sa menduam. Pra, të gjitha siguritë tona dështojnë, gjithçka që kemi investuar në: dashuri, përkushtim, nuk ekziston më.

Mos u jepni përparësi atyre që ju trajtojnë si opsion

Pra, para se gjithçka të shkatërrohet, ju duhet të keni forcën të hiqni dorë, duke vazhduar kështu nuk zgjidhni asgjë, përkundrazi, thjesht vazhdoni të bëni gabime, duke i bërë dëm vetes. Pavarësisht sa mund ta doni këtë person, nuk mund ta lejoni që ai t’ju trajtojë si një person pa vlerë, duke ju vënë në fund të listës së tij të përparësive.

Mos lejoni që vitet të kalojnë, duke pritur dikë, të cilit i keni dhënë gjithçka, për t’ju vërejtur. Duke vepruar në këtë mënyrë do të harroni se kush jeni vërtet, sa vleni ju dhe të tjerët. Me siguri do të vijë dikush në jetën tuaj që do të jetë në gjendje t’ju vlerësojë dhe dojë në çdo kohë. Asnjëherë mos vendosni të jeni “zgjedhja e rastësishme” e dikujt. Gjithmonë jepi përparësi vetes.

 

 

Burimi / https://www.giornodopogiorno.org/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top