Mirëqenie

November 5, 2019 | 8:17

Mos i lejoni fëmijët të ulen në pozicionin “W”

Pozicioni “W” përdoret zakonisht nga fëmijët. Në këtë pozicion, ato përthyejnë këmbët pas dhe pesha e trupit bie mbi gjunjë. Në këtë mënyrë qëndrimi fëmijët ndihen të sigurtë. Por shumë prindër nuk e dinë apo njohin rrezikun e të lënit të fëmijës në këtë pozicion për një kohë të gjatë.

1

Problemet ortopedike

Ky qëndrim ndalon një bazë më të gjerë të mbështetjes, për shkak se ata nuk angazhojnë muskujt e barkut ose muskujt mbrapa në këtë pozicion.

Por qëndrimi i tillë shkakton ngushtësi të muskujve, sidomos në këmbë dhe legen, por edhe në gjunjë dhe në kofshë.

Zhvillimi i vonuar i kontrollit postural dhe stabilitetit

Qëndrimi “W” përkeqëson problemet neurologjike të tilla si, ton të ulët të muskujve, që do të thotë kur fëmijët nuk përdorin në mënyrë aktive muskujt e tyre, muskujt janë të butë dhe do të kenë vështirësi në mbajtjen e trupit drejt.

Zhvillimi i vonuar i aftësive motorike

Shumica e terapistëve janë dakord se qëndrimi i zgjatur në pozicionin “W” gjatë fëmijërisë mund të çojë në një zhvillim të vonuar në aftësitë motorike bruto si koordinim dhe ekuilibër.

Ne duam që fëmijët tanë të rriten të fortë dhe ky lloj qëndrimi parandalon atë. E vetmja mënyrë për të ndaluar ose rregulluar këtë zakon është të mësoni fëmijën të ulet në mënyrë korrekte, ose investoni në një tavolinë të vogël apo tavolinë me një karrige.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top