Ekspertët paralajmërojnë se miliona fëmijë rrezikojnë dëmtimin aftagjatë të syve, pasi ata nuk kalojnë mjaftueshëm kohë në dritën natyrore.
David Allamby, një oftalmolog dhe drejtor i Klinikës së Fokusit në Londër, thotë se mungesa e dritës së diellit i bën të rinjtë të rrezikuar nga miopia.
Ekspozimi në diell e pengon këtë gjë, domethënë ata që qëndrojnë në ambiente të mbyllura duke luajtur në telefonat e tyre rrezikojnë miopi – gjë që mund të shkaktojë verbim. Paralajmërimi i tij vjen pas të dhënave tronditëse të publikuara nga Zyra për Statistikat Kombëtare, të cilat zbuluan se fëmijët shpenzojnë jashtë vetëm 16 minuta çdo ditë.
Allamby këshilloi që prindërit duhet të sigurojnë që fëmijët e tyre të kalojnë jashtë të paktën 90 minuta çdo ditë, për të mbajtur vizionin e tyre të shëndetshëm.Duke folur ekskluzivisht në MailOnline, ai tha se shifrat e fundit të ONS janë shqetësuese sepse një numër i madh i fëmijëve janë në rrezik të humbjes së shikimit.
“Veprimi duhet bërë menjëherë, fëmijët duhet të inkurajohen të ulin pajisjet e tyre të lëvizshme dhe të dalin të luajnë jashtë. Shifrat tregojnë një numër në rritje të vizionit të shkurtër të shikimit, i cili lidhet me ambientet e mbyllura.Ky brez ka dyfishin e sasisë së vizionit të shkurtër se sa prindërit ose gjyshërit e tyre, dhe shkallët e larta të miopisë janë një kusht potencialisht verbues “,u shpreh Allamby . Ai shtoi se marrja e fëmijëve jashtë për 90 minuta ul rrezikun e miopisë.
Varësia nga telefonat celularë
Fëmijët e sotëm krahasuar me brezat e mëparshëm, shpenzojnë më shumë kohë brenda.
”Varësia ndaj telefonave celularë dhe teknologjisë tek të rinjtë tregon se personat që vuajnë nga vështirësitë e syve vetëm sa po shtohen e përkeqësohen”,tha David Allamby.
Shumë vende të botës po hasen me një shpërthim të miopisë tek fëmijët.
Sipas statistikave të ONS, të cilat ishin të parat në llojin e tyre të mbledhura midis prillit 2014 dhe dhjetorit 2015, treguan se 14-15 vjeçarët ishin shkelësit më të mëdhenj, duke shpenzuar jashtë vetëm 10 minuta çdo ditë. Megjithatë, një studim i National Trust në vitin 2016 sugjeroi se prindërit shpenzonin pothuajse dyfishin e kohës jashtë kur rriteshin, në krahasim me fëmijët e tyre.
Sa njerëz pritet të bëhen miop?
Gjysma e popullsisë së botës pritet të jetë miope në 30 vjet, sepse të rinjtë po shpenzojnë më pak kohë në dritën natyrore.
Shifrat tregojnë se rastet e miopisë midis 12-13 vjeçarëve në Mbretërinë e Bashkuar janë më shumë se dyfishi i vitit 1960 dhe tani qëndrojnë në rreth 16.4%.
Allamby tha se miopia mund të përparojë gjithashtu në sëmundje kërcënuese, si shkëputja e retinës ose glaukoma.
Burimi / www.ata.gov.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.