Ju kurrë nuk ndalni së mësuari në jetë. Përvojat e lumtura ndërlidhen me ato të dhimbshme dhe pikërisht këto të fundit na çojnë për të kërkuar një mënyrë për t’u ndjerë në paqe me veten dhe me botën. Ky moment në të cilin kuptoni se keni kryer “një gabim të madh dhe të paharrueshëm” mund të jetë një pikëpamje në jetën tuaj.
Një nga dëshirat më të mëdha është gjetja e ekuilibrit dhe paqes. Pas fazës së hulumtimit, pasigurisë, nxitimit dhe padurimit, sot me të vërtetë dua qetësinë e zemrës sime. Kjo është arsyeja pse unë reduktova intensitetin e pritjeve të mia dhe u përpoqa të mos lëndohem nga ajo që unë nuk mund të kontrollojë.
Reciprociteti, dashuria, vëmendja, miqësia dhe konsiderata janë të pakontrollueshme. E shumta që mund të bëjmë është të mbrohemi. Mos merrni rrezikun e lëndimit të vetes. Mësoni të mbroni dobësinë tuaj. Mësoni të doni njëri-tjetrin.
- Sa herë jemi ndierë të zemëruar me veten tonë sepse kemi hapur zemrat tona për ata që nuk e meritojnë atë?
- Sa herë jemi penduar për mirëdashjen, dëgjueshmërinë dhe bujarinë ndaj atyre që nuk janë shqetësuar kurrë për ne?
- Dhe sa herë kemi humbur kohën tonë duke ushqyer marrëdhëniet e njëanshme, duke u përpjekur të jemi të sjellshëm, të kujdesshëm dhe të dashur me ata që nuk u interesuan kurrë për ne?
Nuk është çështje e ngurtësimit të zemrave tona, lënia mënjanë e ëmbëlsisë dhe delikatesës, por të mësojmë të ndajmë shapin nga sheqeri. Filloni të jeni më të dashur me veten tuaj dhe pastaj të mësoni të dalloni atë që meriton konsideratë nga ajo që duhet të injorohet. Shumë herë bëjmë gabime. Ne investojmë kohë dhe vëmendje tek dikush që e konsiderojmë të veçantë, me besimin se herët a vonë do të na kthehet. Ne përfytyrojmë fundet e përrallave, i propozojmë iluzionet tona njerëzve që janë thellësisht të ndryshëm nga ne dhe shumë shpejt përballemi me zhgënjimin.
Por askush nuk është imun ndaj iluzionit; thjesht sepse dashuria, edhe nëse është një rrezik, mbetet lënda djegëse më e madhe e jetës. Asnjëherë mos prisni asgjë në këmbim. Mos prisni reciprocitet. Mos prisni shpërblime dhe për atë që jepni falas. Bëni atë që dëshironi, jepni atë që doni të jepni, por mos krijoni iluzione dhe pritshmëri, mos prisni që të tjerët të shohin dhe njohin mirësinë tuaj. Një zemër e mirë do t’ju bëjë më të mirë, por kjo nuk do t’ju sjellë duartrokitje dhe njohje. Pra, falni kujdes, por kujdesuni edhe për veten.
Mos i vendosni nevojat e të tjerëve para nevojave tuaja. Shumë shpesh nuk ia vlen. Gjithmonë kujtohuni se nuk duhet të jeni të dobishëm për t’u dashur; kushdo që të do vërtetë nuk kujdeset për dobinë tuaj, ai të do për atë që je. Duhet të jesh i qetë të mësosh të jesh i mjaftueshëm, të kesh dashuri për veten, të jesh një mik i vetes tënde më të thellë. Mos u mbytni shumë me veten, duke kërkuar përsosmëri. Respektoni kufijtë tuaj dhe mbi të gjitha, lini pas ata që e keqpërdorin zemrën tuaj.
Burimi / www.giornodopogiorno.org
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.