Mirëqenie

October 10, 2017 | 12:07

Mos kini turp: 6 arsyet pse nuk duhet t’i mbash gazrat

Flatulencat janë një përzierje gazrash në zorrë, të cilat eliminohen përmes grykës anale dhe shpesh mund të shoqërohen me “tinguj” dhe erëra të pakëndshme. Në përgjithësi, origjina e tyre shkaktohet se pasojë e fermentimit të mikroflorës së zorrës së trashë nga substanca të caktuara, të cilat nuk treten. Megjithatë ka disa shkaqe.

gazratKëto gazra që krijohen në zorrë vijnë nga tri burime: gazi i prodhuar nga ushqimi dhe bakteret e zorrëve; nga acidi gastrit dhe ajri. Gjithashtu, ato mund të shkaktohen nga fermentimi bakterial (kryesisht hidrogjen dhe metan) i cili është përafërsisht sa 3/4 e gazrave. Azoti është gazi kryesor që çlirohet.

Prodhimi i tepërt i gazrave dhe emetimi i tyre mund të çojë në probleme të socializimit dhe izolimit në kontekste të ndryshme të shoqërisë.

Nëse emetimi i ajrit ju shkakton turp apo siklet, në kërkim të një vendi të izoluar, por jo për ta penguar, largimi i këtyre gazrave është shumë i rëndësishëm për shëndetin tonë. Për këtë arsye, ju tregojmë 6 arsyet pse nuk duhet t’i mbani gazrat:

Mos e shtrëngoni fort rripin e mesit

Kjo gjë mund të shkaktojë inflamacion për shkak të grumbullimit të gazrave në zorrë, ose mund të ndodhë për shkak të dietës ushqimore të pasur me perime të papërpunuara.

Një dietë e ekuilibruar

Flatulencat kanë aftësinë të thonë shumë për dietën tuaj. Bazuar në atë që kemi konsumuar e tregojnë dhe aromat e tyre. Ata që hanë shumë mish kanë aroma më të këqija, por nëse hani në sasi të mëdha karbohidrate dhe perimeve, aromat do të kenë më shumë neutralitet.

Ndihmojnë në pakësimin e dhimbjeve të barkut
Mbajtja e gazrave mund të shkaktojë dhimbje të forta barku. Pra, lëvizni duke bërë ecje të gjata, ose bëni masazh të ngadalshëm në zonën e barkut për të ndihmuar tretjen.

Shmangni hemorroidet

Nëse nuk lejojmë që gazrat të dalin jashtë, mund të dëmtojmë zorrën e trashë dhe të shkaktojmë hemorroidet.

Shmangni anomalitë serioze shëndetësore
Gjatë tretjes, në zorrë formohet sulfuri i hidrogjenit, i cili mund të shkaktojë çrregullime cerebrovaskulare, anomali në zemër dhe artrit.

Është një lehtësim i vërtetë
Ta pranojmë, çlirimi nga gazrat është liri e vërtetë! Ndaj, mos u ndjeni në faj apo me turp, por lërini të shkojnë, duke respektuar rregullat e etikës.

Përgatiti Orjona Tresa / Burimi: miecuriosita.com

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top