Në fokus

May 1, 2020 | 8:04

Mos konsumimi i mjaftueshëm i ujit, ju bën nervozë dhe “zvogëlon” trurin

Detet, liqenet, oqeanet dhe lumenjtë jo vetëm përmbytin tre të katërtat e tokës, por edhe mendjen tonë. Tek një i rritur, uji përbën më shumë se gjysmën e peshës së tij, sikur një grua 60 kg të mbante një ngarkesë prej 35-40 litra shishe. Mbi 80% e trurit është i përbërë prej tij dhe një humbje e vogël e ujit, bën që truri të tkurret: nëse nuk e shuan etjen, do të ulet në vëllim.

Humori pakësohet

Mendimet tona ushqehen me ujë. Kujtimet, vëmendja, energjia, qetësia: të gjitha ujiten. Një privim prej vetëm 1-2% të rezervave të trupit është i mjaftueshëm për t’u ndjerë të irrituar, të shqetësuar.

Shishe uji në klasë

Ekzistojnë shumë hulumtime të bëra mbi studentët që tregojnë se sa dehidrimi shoqërohet me një ulje të përqendrimit dhe kujtesës afatshkurtër, madje edhe me një efikasitet më të ulët në llogaritjen e aftësive. Shishja duhet të jetë një shok klase.

Nëse keni etje është vonë

Qendra që rregullon nevojën tonë për ujë banon në tru, por është një mekanizëm i vonuar, që është arsyeja pse duhet të drejtohemi drejt shishes, duke parashikuar ndjesinë e gojës së thatë, e cila është simptoma e parë e etjes. Tek të moshuarit, ndjeshmëria zvogëlohet dhe rreziku për të pirë shumë pak rritet më shumë, aq sa studimet tregojnë se mbi 20% e atyre që janë mbi 65 vjeç janë të dehidratuar.

Aplikacionet për të qëndruar të hidratuar

Ka aplikacione në telefonat mobil që ju kujtojnë me një njoftim kur duhet të pini ujë. Për të gjithë të rriturit dhe gjithashtu për të moshuarit, kuota e rekomanduar është të paktën 6-8 gota lëngje në ditë, midis ujit dhe pijeve të tjera. Por kujdes nga çaji dhe kafja, sepse ato janë shumë diuretikë. Sasia e ujit të nevojshëm rritet në klimën me lagështi, të nxehtë dhe për ata që luajnë sport: pas një ore stërvitje të pandërprerë, trupi mund të humbasë deri në një litër djersë.

 

Burimi / https://www.corriere.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top