Në fokus

November 16, 2016 | 9:29

“Mos lëviz”!

Nga Lira Gjika Pediatre

Nga Lira Gjika
Pediatre

“Mos lëviz”! Kjo shprehje që i shoqëron fëmijët kudo, në shtëpi në shkollë, madje edhe në rrugë dhe të rriturit e kanë në “majë të gjuhës”, i huton. Fëmija nuk arrin të realizojë pse të rriturit nuk e kuptojnë dhe përdorin këto shprehje pa kuptim.

Si mos të lëvizi? Po si mund të njohësh gjërat dhe mjedisin pa lëvizur? Ata akoma nuk janë aq të rritur që të jenë të formuar mekanizmat psikikë për të njohur një gjë dhe të mos kenë nevojë të lëvizin. Ky mekanizëm ndërtohet pas moshës 8 vjeç.

Ndërsa nga mosha 2-8 vjeç, fëmija i mëson gjërat në lëvizje, i dëgjon gjërat në lëvizje, madje edhe në gjumë është i lëvizshëm. Ai nuk mund të rrijë 5 minuta në një vend, nëse nuk përfshihet në një aktivitet që atë e tërheq, sepse ka shumë energji që nuk e përballon dot duke ndenjur.

I duhet patjetër aktiviteti që të mund të përballojë dhe kanalizojë sa më cilësisht energjinë e tij.

Young father with his cute little daughter

Të rritur! Përpara se ti jepni një komandë fëmijës, përpiquni të kuptoni nëse komanda është e kuptueshme për të, nëse e ndihmon të menaxhojë veten, përndryshe do ta bëni vetëm konfuz.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top