Në fokus

February 13, 2017 | 8:44

“Mos më lini të vdes”, 12 vjeçarja në Tepelenë bën thirrje për ndihmë

Në luftë çdo ditë përpara një beteje të rrezikshme për jetën. Kushtet ekonomike për sëmundjen e rrallë që ajo ka në trupin e saj të vogël, nuk mundet t’ia përballojnë ndërhyrjen kirurgjikale. Kjo është Rea Goxhari është 12-vjeçarja nga Tepelena, e cila vuan nga një sëmundje e rrallë me diagnozë Carcinoma Renale me qeliza të  mirëdiferencuara. Vogëlushja bën apel për ndihmë, duke shtrirë dorën drejt nesh, si një thirrje që na kumbon në vesh të gjithëve: “Mos më lini të vdes!”.

Nëna e saj Enkelejda, mbytur mes lotësh, gjen buzëqeshjen për t’i dhënë kurajë Reas. Për t’i thënë se akoma ka humanitet, dhe të gjithë do të mundohen për ta ndihmuar. Dhe Rea beson. I vetmi specialist që mundet t’ia kurojë dhe t’ia dalë mbanë për ta shëruar plotësisht Rean, Xhulio Andrea ka dalë garant për këtë.

12-vjecarja

Beteja më e frikshme është kur me vdekjen lufton një fëmijë! Dikush që ka nevojë për një dorë të fortë, për të ecur e guximshme drejt rrugës së operacionit. Ajo dorë le të jemi NE!

Le të solidarizohemi dhe të kontribuojmë së bashku për jetën e vogëlushes, në numrin e llogarisë bankare të nënës së saj.

Enkelejda Hajro – Raiffeisen Euro 0011263116.

Lek 0001263116

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top