Kur fëmija rrëzohet, prindër mos nxitoni ta ngrini, fëmija duhet të ngrihet vetë. Ashtu siç u rrëzua, po ashtu, duhet të ngrihet vetë. Kjo eksperiencë, do të marrë vlera pozitive, nëse i rrituri qëndron i qetë.
Eksperienca e të ngriturit vetë kur rrëzohet, ndihmon fëmijën të bëhet më i vëmëndshëm dhe më i kujdesshëm Ndihmojeni ta jetojë këtë eksperiencë pozitivisht dhe jo ta trembni me ndërhyrjen tuaj gjithë frikë. Është detyra e të rriturit të ndihmojë dhe nxisë fëmijën, të mësojë të ngrihet vetë.
Këto eksperienca janë hapat e para të edukimit ose jo, të aftësisë për të parandaluar dhe parashikuar një veprim dçmtues, apo një vendim jo të drejtë.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.