Mirëqenie

May 27, 2019 | 11:59

Mos prisni asgjë nga askush: do të jetoni shumë më mirë!

 

Shpesh njerëzit tentojnë të kenë pritshmëri të larta për disa njerëz. Është diçka e pashmangshme, një zakon që e praktikojmë pak a shumë shpesh: të mendosh se partneri juaj duhet t’ju mbështesë në të gjitha zgjedhjet e tua, pa qenë në kundërshtim ose të presësh që familja juaj të zgjidhë problemet, apo vetë miqtë të jenë të pranishëm kur keni nevojë për ta.

2

E kalojmë shumicën e jetës në “pritje të gjërave” dhe që njerëzit të bëjnë pikërisht atë që ne presim. Sidoqoftë, nuk jemi tërësisht të vetëdijshëm se “pritja” ndonjëherë është sinonim i “dëshirës” dhe se nënkuptohet si një manipulim i vogël.

Tendenca për të krijuar pritshmëri është pothuajse e natyrshme, e bëjmë çdo ditë atë dhe, në to, ekziston një iluzion i caktuar. Mund të krijoni pritshmëri për partnerin tuaj, d.m.th, që do të qëndrojë përgjithmonë me ju dhe do të jetë gjithmonë prioriteti i tij kryesor. Megjithatë, vijnë pushimet dhe partneri juaj, për shembull, ju tregon se dëshiron të largohet me miqtë e tij. Një pjesë e jotja nuk mund ta shmangë vuajtjen e një zhgënjimi të madh, një pjesë e vogël e pritshmërive tuaja janë “thyer” dhe nuk dini si të përballeni.

Kjo nuk do të thotë se partneri juaj nuk të do më. Absolutisht jo. Ju vetë keni ndërtuar skema shumë idealiste. Në këtë rast, rreziku qëndron në këtë pritshmëri, në të cilën ju vetë keni parashikuar diçka, keni parashikuar ngjarje që tani po fillojnë të dështojnë.

1Tendenca për të parashikuar ngjarjet dhe për të krijuar supozime për të tjerët bazuar në “unë shpresoj” ose “unë dëshiroj” është e natyrshme. Kur ajo që kemi parashikuar dështon, shfaqet zhgënjimi, i cili ushqehet nga shpresat dhe pritshmwritë konkrete që kemi krijuar duke konsideruar vetëm veten tonë.

Jetoni në harmoni me të tjerët, por mos prisni asgjë: prisni gjithçka nga vetja juaj.

Përgatiti Orjona TRESA / Burimi rimedio-naturale.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top