Ka shumë njerëz që brohorasin për rezultatet tona. Thuajuni atyre, më së shumti, atë që është e nevojshme. Ka njerëz që janë ekstrovertë dhe shumë transparentë, sepse nuk mund ta fshehin atë që dëgjojnë, për asgjë. Vëmë re nga pamja në fytyrat e tyre kur janë mirë, kur janë të lumtur ose kur janë të trishtuar dhe të mërzitur. Disa prej tyre madje, hapen dhe tregojnë se si ndihen me ata që i rrethojnë, sepse ndiejnë nevojën për të ndarë atë që kanë brenda. Kjo, megjithatë, nuk është gjithmonë një gjë pozitive:
Të lësh pas ngarkesat mund të jetë shumë e dobishme, pasi, në momentin që zbulojmë atë që na shqetëson, është sikur të ndajmë peshën, e cila zvogëlohet pak nga shpina jonë. Për më tepër, dëgjuesi sheh gjithçka nga jashtë, duke qenë në gjendje të analizojë në mënyrë racionale, duke na qetësuar. Shpesh, kur verbalizojmë ndjenjat tona, ato mund të bëhen më pak të rënda, më pak të ngjeshura, kur dalin nga brenda nesh. Nga ana tjetër, megjithatë, mund të jenë disa që s’do ta përdorin kurrë për mirë atë që dinë për të tjerët.
Disa njerëz nuk janë në gjendje të mbajnë një sekret dhe, akoma më keq, keqinterpretojnë atë që dinë dhe e transmetojnë në mënyrë negative, thjesht për të ngatërruar imazhin e tjetrit. Kurrë nuk duhet të jemi absolutisht të sigurt për të gjithë, për qëllimet e vërteta të atyre që vijnë tek ne, sepse kërkon një kohë të gjatë për ta njohur me të vërtetë një person.
Disa individë na pyesin se si jemi, vetëm me qëllimin e marrjes së materialeve, për t’i përdorur në mënyrë të shtrembëruar dhe mizore. Gjithashtu, disa njerëz nuk e duan botën, e cila është shumë mbizotëruese dhe materialiste, prandaj ndjenjat tona duhet të ruhen dhe jo të ekspozohen ndaj askujt. Pra, duhet të jemi shumë të kujdesshëm me ndjenjat tona, sepse ato janë të çmuara, janë thesare që meritojnë të mos shkelen nga e keqja dhe gënjeshtra e atyre që nuk mund të bëjnë asgjë përveçse të shkatërrojnë gjithçka që prekin.
Ashtu siç ka shumë njerëz që brohorasin për rezultatet tona, ka shumë të tjerë që bëjnë tifo për dështimet tona.
Mos u tregoni njerëzve më shumë se sa është e nevojshme. Kërko dhe për njerëzit më shumë se sa është e nevojshme. Kjo për shkak se, shumica e tyre, nuk kanë nevojë të dinë asgjë për ne.
Përgatiti Orjona TRESA / Burimi emozionifeed.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.