Marrëdhënie

March 5, 2020 | 11:00

Mos zini një vend për dikë që nuk dëshiron të ulet pranë jush

Kur dikush ju pyet nëse vendi pranë jush është i zënë, mendohuni para se të përgjigjeni. Shikoni përreth, shikoni nëse dikush që duhej të ulej, ai që ju premtoi se do të ishte pranë jush, është akoma aty.

Nëse hapësira është bosh, shikoni përreth dhe nuk e shihni atë, atëherë do të thotë që personi është larg, por dëshiron që ju të mbani vendin e tij, që ju të mendoni se ai është me ju, por nuk është e vërtetë. Këta lloj njerëzish e bëjnë shumë të vështirë një marrëdhënie dashurie, ata krijojnë vetëm pritje të rreme. Ata janë të dëmshëm.

Për më tepër, sapo të shohin se hapësira e tyre do të pushtohet nga dikush tjetër ata menjëherë vrapojnë të marrin vendin e tyre. Por në fund asgjë nuk ndryshon. Ata ju bëjnë ende të besoni se janë me ju, të lidhur me ju, por ata zhduken përsëri. Ju duhet të gjeni guximin t’i jepni fund lidhjes me këta lloj njerëzish edhe pse nuk do jetë kurrë e lehtë. Kur dikush nuk dëshiron të jetë pranë jush, duhet ta lini atë, të lironi vendin e tij, vetëm në këtë mënyrë ju mund të vazhdoni në jetën tuaj.

Mos zini një vend për ata që nuk duan të ulen pranë jush

Vetëm në këtë mënyrë do t’i kushtoni më shumë vëmendje botës përreth jush dhe do të zbuloni se ekziston dikush që do të ishte i lumtur të ulej pranë jush, për të zënë atë vendin bosh. Dikush që do të njoh më mirë, që dëshiron shoqërinë tënde, i cili mund të të dojë ashtu siç dëshiron. Ju nuk do ta gjeni kurrë këtë person nëse vazhdoni të mendoni vetëm për vendin e lirë në krah, nëse imagjinoni për atë që do ishte ulur aty, por që nuk është. Gjeni guximin dhe thoni që hapësira afër jush është e lirë. Hidheni veten në një aventurë tjetër, përjetoni lumturi. Mbrojeni këtë lumturi të re, mos lejoni që ata që nuk janë kthyer kurrë të pretendojnë përsëri vendin e tyre, thuaju se është tepër vonë, hapësira është zënë.

Nga pritja kuptuat që meritoni më shumë.

Lëreni veten të pushtohet nga sytë e rinj, nga buzëqeshjet e tjera. Lejoni që të hyjë në jetën tënde një dashuri e sinqertë, një dashuri e vërtetë. Asnjëherë mos lejoni që ata që nuk kanë dashur të jenë pranë jush, të kthehen.

 

 

Burimi / https://www.giornodopogiorno.org/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top