Këshilla & Arsye

July 25, 2016 | 10:58

Mosdënimi i krimit është krim i ri… faktori për zhvillimin tonë jemi ne shqiptarët

1Pengesa themelore për mosecjen me sukses të Shqipërisë pas shkërmoqjes së diktaturës komuniste ka qenë zbatimi në fshehtësi i planit “Katovica”. Ky plan… u zbatua dhe po vijon të zbatohet te ne…

Territoret e banuara prej shqiptarëve janë një vend me pasuri të mëdha natyrore dhe njerëzore. Mirëpo për shkak të sundimeve të huaja në të kaluarën e largët, pastaj për shkak të copëtimit në disa shtete dhe tani së fundi për shkak të qeverisjes së keqe, këto territore dhe kjo popullsi nuk kanë arritur nivel zhvillimi që meritojnë. Territoret tona po zbrazen e dobësohen deri në shkretim për shkak të klasës politike të korruptuar. Për fatin tonë të mirë gjeopolitika e disa shteteve të fuqishme si SHBA-të, Gjermania dhe Italia përputhet me interesat e popullit tonë dhe të territoreve tona. Kjo përputhje interesash ka bërë që këto shtete na kanë ndihmuar për çlirimin dhe përparim tonë, por kjo nuk duhet të na bëjë të mendojmë se këto shtete do ta zhvillojnë Shqipërinë, Kosovën e Maqedoninë ashtu si duam ne. Faktori kryesor dhe vendimtar për zhvillimin tonë jemi e duhet të jemi ne shqiptarët dhe kur themi faktori kryesor për zhvillimin tonë duhet të jemi ne, duhet të kuptojmë se këtë rol ne do ta luajmë jo thjesht duke punuar, por duke punuar rëndë me atdhedashuri e cila shpesh herë kërkon dhe sakrifica…

Titulli: Mosdënimi i krimit është krim i ri

Autor: Prof. Asc. Dr. Thanas L. Gjika

Gjinia: Artikuj, ese, biseda, kujtime

Shtëpia Botuese: OMSCA-1

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top