Studim

October 17, 2018 | 12:47

Mosha e pubertetit të djemve ka lidhje me nënën e tyre. Ja se si…

Mosha në të cilën djemtë hyjnë në pubertet lidhet me moshën kur nënat kanë pasur periodat e para, sugjeron një studim i ri. Nënat të cilave iu kanë ardhur periodat më herët se moshataret e tyre, edhe djemtë e tyre do të shfaqin shenja të pubertetit, si shfaqje të akneve në fytyrë, të qimeve në sqetulla dhe trashje të zërit më herët se moshatarët e tyre. Vajzat, ndërkohë, zhvillojnë gjoksin gjashtë muaj më parë.

Gjatë studimit, të publikuar te revistën “Human Reproduction”, u analizuan të dhënat e gati 16 mijë nënave dhe fëmijëve danezë.

Një nga autorët e studimit, Dr. Nis Brix, nga Universiteti Aarhus në Danimarkë, thotë: Nëse një mjek takon një pacient me pubertet të hershëm apo të vonuar, ai duhet të pyesë për historinë familjare. Lidhja mes moshës së pubertetit të nënës dhe të djalit është marrë si e mirëqenë, megjithatë, tani, të dhënat nga një studim afatgjatë e konfirmojnë atë. Mosha në të cilën djemtë dhe vajzat nisin pubertetin ka filluar të ulet gradualisht në të gjithë botën.

Në Britani, çdo dekadë kjo moshë ulet me një muaj. Mosha mesatare e fillimit të pubertetit aktualisht është:

  • 11 për vajzat
  • 12 për djemtë

Studimet kanë treguar një lidhje mes obezitetit dhe fillimit të hershëm të pubertetit. Në vitin 2015, një studim tregoi se puberteti i hershëm dhe i vonuar lidhen me rrezikun për zhvillimin e:

  • Diabetit
  • Obezitetit
  • Menopauzës së hershme
  • Sëmundjeve kardiovaskulare

Te vajzat, puberteti i hershëm është mosha mes 8-11 vjeç, ndërsa puberteti i vonuar në moshën 15-19 vjeç/ Te djemtë, mosha normale e kalimit në pubertet është 9-14 vjeç.

Një studim amerikan sugjeron se puberteti i hershëm te vajzat lidhet gjithashtu me një rrezik më të lartë për zhvillimin e problemeve me shëndetin mendor gjatë adoleshencës dhe me kalimin e moshës.

“Si faktorët gjenetikë ashtu edhe ata mjedisorë ndikojnë në moshën e pubertetit”, thotë Dr. Christine Wohlfahrt-Veje, hulumtuese në Universitetin e Kopenhagës.

 

Burimi / shendeti.com.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top