Në fokus

December 5, 2018 | 9:27

Mosha e revolucionit, zyrtarisht ‘i moshuar’ quhesh në moshën 75-vjeçare. “Një 65 vjeçar sot është si një 40 vjeçar në vitin 1990”

Tashmë popullsia mund të quhet më e re, pasi zyrtarisht “i moshuar” quhesh pas ditëlindjes së 75. Ndryshimi i vendosur mbërrin nga Kongresi Kombëtar i Shoqërisë Italiane që ka mbajtur punimet në Romë.

Sipas specialistëve, 65-vjeçari i sotëm ka formën fizike dhe mendore të një 40-vjeçari të 30 viteve më parë. Ndërsa një 75-vjeçar sot ka të njëjtat aftësi si një 55-vjeçar i viteve ’80. Sipas profesorëve kardiologë, ngritja e nivelit të moshës së tretë po përshtatet me pritshmëritë më të larta të jetëgjatësisë aktuale në vendet e zhvilluara. Sipas të dhënave demografike, jetëgjatësia është rritur me 20 vjet në krahasim me dekadën e parë të 1900.

Përveç kësaj, shpjegojnë specialistët e sektorëve, pjesa më e gjerë e popullsisë që është në moshën 60-75 vjeç është në formë mjaft të mirë fizike dhe pa sëmundje. Sipas mjekëve, shkencërisht i moshuar mund të quhet dikush të cilit nuk i kanë mbetur më shumë se 10 vjet jetë dhe për këtë arsye kërkohet të adoptohet një definicion më dinamik i konceptit të pleqërisë që të përshtatet me kushtet demografike.

Aktualisht statistikat flasin se jetëgjatësia e grave është mesatarisht 85 vjeç, ndërsa ajo e burrave 82-83. Fenomeni është mjaft i përhapur veçanërisht në vendet perëndimore dhe të zhvilluara.

Jo vetëm kaq, niveli i lindjeve dhe rritja e numrit të pensionistëve kanë një peshë të konsiderueshme në strukturën e familjeve dhe shoqërisë. Sipas ekspertëve në 2040, domethënë vetëm 20 vjet më vonë, do të jemi në një situatë të pakontrollueshme, do të kemi një shpërpjestim të madh midis të moshuarve dhe numrit të të rinjve që kujdesen për to. Dhe për t’u përballur me realitetin që na pret në një të ardhme shumë të afërt duhet të ketë një balancim të të ardhurave.

 

Burimi / www.ilmessaggero.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top