Këshilla & Arsye

June 7, 2016 | 8:41

Motër & vëlla/ Këshilla për prindërit

Më poshtë janë disa këshilla për prindërit, sepse pa dashur sjelljet e tyre mund të bëhen burim konflikti midis vëllezërve.

Këshilla për prindërit

1. Përpiquni të jeni i drejtë me fëmijët.

2. Shumica e fëmijëve ankohen se vëllai ose motra është më i preferuar nga prindërit, sepse merr më shumë dashuri, vëmendje, lodra, rroba, para etj. Këta fëmijë ndihen si viktima diskriminimi.

3. E ngjashme nuk do të thotë identike. Nuk do të thotë që gjithçka që e ka një nga fëmijët, do ta ketë edhe tjetri. Ata kanë nevoja të ndryshme, prandaj duhet të siguroheni që të marrin atë gjë që u duhet, jo atë që mori vëllai.

4. Mos i etiketoni fëmijët. Të mirë, trazovaçë etj.

Për motrat dhe vëllezërit

1. Motra, vëllai janë familja juaj dhe për rrjedhojë duhet të përkushtoheni që marrëdhënia të funksionojë.

2. Mundohuni gjithmonë të ruani kontaktet. Nëse nuk mund të takoheni fizikisht, mos harroni të telefononi.

3. Pyeteni motrën apo vëllanë si janë dhe si mund t’i ndihmoni. Së paku, të gjejnë mbështetje tek ju, prandaj bëhuni dëgjues të mirë.

4. Bashkëpunoni në gjërat që i përkasin gjithë familjes, sidomos kur flitet për të ndarë kujdesin ndaj prindërve të moshuar.

5. Ndani mes jush kujtime të fëmijërisë, kjo forcon lidhjen, sepse ka kujtime që ju përkasin vetëm ju.

6. Nëse e kuptoni që motra apo vëllai ka nevojë për ndihmën, prezencën tuaj, mos prisni t’jua kërkojë këtë, tregohuni të shkathët të jeni për ta kur duhet.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top