Njerëzit me motiv të lartë për pushtet duken se janë më argumentues, përpiqen të kontrollojnë vazhdimisht marrëdhënien, krijojnë distancë me të tjerët, zemërohen lehtë, janë të vështirë në krijimin e marrëdhënieve shoqërore, gjumin e kanë të vështirë dhe vuajnë nga sëmundje kardiovaskulare.
Studiuesit dallojnë dy orientime të individëve për pushtet:
-Motivi i pushtetit të personalizuar
Këta individë përdorin pushtetin si mjet për të ushtruar më mirë aftësite individuale, për të plotësuar më mirë qëllimet dhe synimet personale. Për këta jeta është një lojë kompjuteri ku objektivi është mundja e kundërshtarit. Këta përdorim qëndrime autoritare, janë impulsivë, manipulativë, egoistë, etj.
-Motivi i pushtetit të socializuar
Është një motiv që përdoret për t’i shërbyer të tjerëve, rrethit social dhe jo për përfitime personale.
Shumica e studimeve theksojnë se motivi për pushtet është një tipar i qëndrueshëm i personalitetit, i cili mësohet që herët dhe shprehet në lloj-lloj formash.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.