Lifestyle

July 13, 2016 | 10:59

Motivuese/ Djaloshi i lindur pa krahë dhe këmbë mëson si të luaj Playstation

I lindur pa duar dhe këmbë, 11-vjeçari Tiyo Satrio është natyrë optimiste. Gjatë shtatzënisë , nëna e Tiyo-së, Mimi nuk ishte në dijeni të gjendjes së djalit të saj. Pas lindjes mamia nuk ka treguar të vërtetën.

Mimi thotë: “mamia tha çdo gjë ishte normale. Ajo tha se, ai është i mirë, normal, i shëndetshëm.” Megjithatë tronditja pasi mësoi të vërtetën kaloi shpejt dhe ajo u përshat me gjendjen e birit të saj.

11-vjeçari indonezian shkon në shkollë dhe e mund të zgjidhë ushtrime të klasës së katërt në matematikë dhe pse është frekuentues i klasës së dytë.

Por, ecuria e tij në shkollë ka pasur edhe vështirësi. Ai kaloi disa ditë në shkollë dhe më pas u ndal për shkak të aftësive të kufizuara të tij fizike dhe vetë-besimit të ulët.

Por me mbështjen e mësuesve dhe  nxënësve tani është një ndjekës i rregullt i shkollës.

I apasionuar pas Playstation Tiyo luan çdo moment të lirë që mundet, duke përdorur mjekrën e tij për të arritur kontrollin.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top