Aktualitet

December 13, 2022 | 9:35

Mrekullia / Falë terapisë së re, vajza 13-vjeçare mposht sëmundjen e rëndë

Një 13-vjeçare ka fituar me sukses betejën ndaj kancerit falë një terapie të re, të zhvilluar pak kohë më parë nga shkencëtarët.

77

Deri më tani  të gjitha trajtimet e tjera për leuçeminë e Alyssa-s kishin dështuar. Kështu që mjekët në spitalin Great Ormond Street përdorën trajtimin e njohur si  “Base editing”, që kryen modifikimin e dëshiruar të bazës së synuar të ADN-së.

Gjashtë muaj më vonë nga ky trajtim kanceri është i pazbulueshëm, por Alyssa është ende duke u monitoruar në rast se ai kthehet.

77841

Alyssa, e cila është 13 vjeç dhe nga Leicester, u diagnostikua me leuçemi limfoblastike akute me qeliza T në maj të vitit të kaluar. Qelizat T supozohet të jenë kujdestarët e trupit – duke kërkuar dhe shkatërruar kërcënimet – por për Alyssa-n ato ishin bërë rrezik dhe po rriteshin jashtë kontrollit.

 

Kanceri i saj ishte agresiv. Kimioterapia, dhe më pas transplantimi i palcës, nuk ishin në gjendje ta shëronin.

Kështu që Ekipi i madh i mjekëve dhe shkencëtarëve e përdori terapinë e zbuluar vetëm 6 vite më parë, për të krijuar një lloj të ri të qelizave T që ishte në gjendje të sulmonte ato kanceroze të Alyssa-s.

Alyssa është vetëm e para nga 10 personat që iu është dhënë ilaçi si pjesë e një prove klinike.

 

 

 

 

Burimi/TopChannel

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top