Sipas hulumtimeve të reja, mungesa e gjumit dhe bulizmi në internet kanë ndikim më të madh në shëndetin mendor të adoleshentëve sesa përdorimi i rrjeteve sociale. Shkencëtarët anglezë kanë zbuluar një lidhje mes adoleshentëve që kontrollojnë rrjetet sociale mbi tri herë në ditë dhe ndjenjave të stresit psikologjik.
Sidoqoftë, ata besojnë se ky reagim negativ nuk është rezultat direkt i përdorimit të rrjeteve sociale. Hulumtuesit thonë se problemet e shëndetit mendor të adoleshentëve mund të vijnë si pasojë e bulizmit apo ngacmimit në internet dhe se përdorimi i rrjeteve sociale mund të jetë duke zëvendësuar aktivitetet e tjera, siç është gjumi apo ushtrimet fizike.
Autorët e studimit u kanë sugjeruar prindërve të monitorojnë fëmijët me kë flasin në internet në të njëjtën mënyrë sikurse do ta kontrollonin se me cilët shokë/shoqe është duke luajtur në shtëpi.
Vlen të përmendet se ky studim është publikuar në revistën “The Lancet Child & Adoleschent Health” dhe ka analizuar të dhënat e pothuajse 10,000 fëmijëve.
Burimi / telegrafi.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.