Për fat të keq në shoqërinë e sotme, shumë njerëz vuajnë nga mungesa e gjumit dhe problemet shëndetësore të lidhura me këtë epidemi në rritje.
Natyrisht, ne jo gjithmonë marrim sasinë e rekomanduar të gjumit dhe një devijim i rastit nuk do i shkaktojë shumë dëm trupit. Megjithatë, thyerja e rregullave vazhdimisht mund të shkaktojë dëme serioze në shëndetin tonë mendor dhe fizik.
Një ekip i neuroshkencëtarëve norvegjezë ka studiuar atë që ndodh në trurin tonë, kur ne nuk marrim mjaftueshëm gjumë.
Ja 5 problemet shëndetësore që mund t’ju ndodhin, kur ju nuk flini sa duhet:
- Sëmundje kardiovaskulare
Shkencëtarët kanë gjetur lidhjen mes sëmundjeve kardiovaskulare dhe gjumit të dobët kohë më parë, por një studim i fundit, i prezantuar në Euro Heart Care konfirmon këto gjetje më konkretisht. Pas vëzhgimit të 657 burrave rusë mes moshës 25 dhe 64 vjeç për 14 vjet, shkencëtarët zbuluan se pothuajse dy të tretat e njerëzve që kishin atak në zemër vuanin nga një çrregullim gjumi.
- Alzheimer
Mungesa e gjumit ndikon në marrjen e vendimeve, dobëson arsyetimin dhe aftësitë e zgjidhjes së problemeve. Mungesa e gjumit mund të shkaktojë Alzheimer ose të shërbejë si një katalizator për sëmundjen.
- Obezitet/Diabet
Një studim trevjeçar i mbi 21.000 të rriturve vlerësoi marrëdhëniet mes gjumit dhe peshës. Njerëzit që flinin më pak se pesë orë në natë kishin më shumë gjasa të merrnin peshë.
- Mendime vetëvrasjeje
Edhe pse nuk është me çdo kusht një sëmundje, ajo ende shihet si një rrezik shëndetësor lidhur me mungesën e gjumit. Studimet kanë arritur në përfundimin se, ata që vuajnë nga mungesa e gjumit kanë mundësi më të mëdha për të bërë vetëvrasje.
5.Kanceri
Pagjumësia ndikon në zhvillimin e disa llojeve kanceri, përfshirë atë të gjirit, prostatës dhe kancerit të zorrës së trashë.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.