Kalciumi është një mineral thelbësor në organizmin tonë, sidomos në rolin që ai zë në shëndetin e kockave. Ky është një mineral, që shërben për të parandaluar një gamë të çrregullimeve të kockave, duke përfshirë, osteoporozën, densitetin e ulët të kockave dhe ndihmon kockat e brishta. Rreth 99% e kalciumit të trupit ruhet në eshtra dhe dhëmbë. Kalciumi i mbetur përdoret në funksione të ndryshme fiziologjike, duke përfshirë ushtrimin e muskujve.
Mungesa e kalciumit nuk ndikon vetëm tek kockat, gjithashtu mund të çojë në çrregullime mendore dhe të sjelljes. Mangësitë e kalciumit shkaktojnë nervozizëm, ankth dhe depresion, por dhe tejkalimet kanë të njëjtin efekt.
Disa nga shqetësimet që ju paralajmërojnë për mungesën e kalciumit në trupin tuaj janë, pagjumësi, keni mundime dhe zorrë të trazuara.
Nëse ju dyshoni se keni një mangësi ose tepricë të kalciumi që kontribuon në depresion, konsultohuni me mjekun tuaj, i cili mund të vlerësojë nivelet e kalciumit në gjak, dhe të bëjë rekomandimet e duhura. Gjithashtu është e rëndësishme që të konsultoheni me mjekun para se të përdorni një shtesë kalciumi.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.