Mungesa e vitaminës D lidhet me një mori sëmundjesh, që nga sëmundjet e zemrës dhe diabetit deri te disa lloje të kancerit. Tani një studim i ri sugjeron se mungesa e vitaminës D dhe depresioni mund të udhëtojnë së bashku.
Në fillim të këtij viti, njerëzve në Britaninë e Madhe iu rekomandua të merrnin vitaminën gjatë muajve të “errët”. Ndërkohë që gjendet vetëm në pak ushqime si peshku me yndyrë, shumica e njerëzve e marrin vitaminën D përmes efektit natyral në trup të shkaktuar nga drita e diellit.
Nivelet e ulta janë të lidhura gjithashtu me sëmundjen e kockave si osteoporoza, por mund të ndikojë dhe në indin e muskulit. Tanimë është zbuluar se ka ndikim me nivelet normale të dopaminës, një lëndë kimike e lidhur me gjendjen mendore, në tru.
Në studimin e ri, i cili u publikua në Shoqatën Ndërkombëtare të Psikozës së Hershme në Milano, shkencëtarët testuan vitaminën D në 225 pacientë me çrregullime psikike dhe në 159 njerëz që ishin mirë. Ata zbuluan lidhjen thelbësore midis niveleve të ulëta të vitaminës D dhe niveleve të larta të shenjave negative dhe depresionit te njerëzit me psikozë. Studiuesit gjithashtu gjetën një lidhje mes rrjedhshmërisë së reduktuar verbale dhe dëmtimeve në njohje.
Vitamina D është quajtur vitamina “Diell”, sepse trupat tanë e prodhojnë atë kur ekspozohen ndaj diellit. Vitamina D është në dispozicion në sasi të vogla në peshk yndyror si: ton, salmon, skumbri, mëlçi viçi, djathë dhe të verdhat e vezëve. Ajo mund të jetë e vështirë për t’u marrë sa më shumë që ne kemi nevojë nga dietat tona dhe kjo është arsyeja pse ushqimet shtesë janë shpesh të nevojshme.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.