Ndodh që është më e lehtë të “shfryhesh” dhe t’i tregosh gjëra të ndryshme shoqërisë se sa partnerit. Një gjë e tillë mund të jetë zgjidhje për momentin, por aspak për lidhjen tuaj. Jo vetëm gjërat e bukura ndahen së bashku, edhe ato më pak të bukura në mënyrë të tillë që t’i mbani sa më larg dhe që një situatë e tillë të harrohet me kohën dhe të mos përsëritet shpesh.
• Gratë duan që burrat e tyre t’i marrin këto hapa dhe t’i ndajnë ato hollësi, ato shqetësime dhe ato dështime. Ato duan që t’u lejohet të hyjnë brenda jetës së burrit të tyre.
• Biseda që kënaq nevojën e një gruaje duhet të përqendrohet në ngjarjet e ditës së saj, njerëzit që ajo mund të ketë takuar dhe – mbi të gjitha – si ndihet ajo për ata. Ajo dëshiron vëmendje verbale.
• Gratë që kanë nevojë për ndershmëri dhe për sinqeritet, duan informacion të saktë për mendimet, ndjenjat, zakonet, shijet, mospëlqimet, historitë personale, veprimtaritë e përditshme dhe planet për të ardhmen e bashkëshortëve të tyre. Nëse bashkëshorti i tyre nuk komunikon ndershëm dhe me sinqeritet, besimi minohet, kurse ndjenjat e sigurisë mund të shkatërrohen për këtë shkak.
• Ndershmëria dhe sinqeriteti ndihmojnë për të ndërtuar harmoni në martesë. Kur ju dhe bashkëshortja zbuloni hapur fakte të së kaluarës tuaj, veprimtaritë tuaja të sotme dhe planet tuaja për të ardhmen, jeni në gjendje të merrni vendime të zgjuara, të cilat marrin parasysh ndjenjat e njëritjetrit. Dhe ja se si mund të ndihmoni për të krijuar harmoni: të merrni vendime që funksionojnë për të dy ju njëkohësisht. Duke u treguar të ndershëm me bashkëshortin tuaj, ju do të ndiheni e pranuar dhe e lirë për të komunikuar në mënyrë intime. Që një marrëdhënie të funksionojë dhe për të qenë të bashkuar me njëri-tjetrin në një çift duhet:
• Të zhvillojmë shoqërinë me njëri-tjetrin
• Të mësojmë si të zgjidhim konfliktin me dashuri
• Të zbavitemi dhe ta mbajmë të gjallë romancën
• Të bëjmë një përkushtim të përhershëm ndaj martesës Martesa duhet të jetë një marrëdhënie plotësuese ndërmjet një burri e një gruaje, e cila sjell kënaqësi gjatë gjithë jetës. Kur burrat dhe gratë janë shokë për gjithë jetën, ata përsosin intimitetin, besimin dhe të kuptuarit me njëri-tjetrin. Ata janë një çift që gdhendin në një drejtim, kanë një qëllim dhe një plan të përbashkët. Shoqëria e vërtetë në martesë apo të qenit një, është më shumë se vetëm një lidhje e dy njerëzve, është një bashkim trupi, shpirti dhe fryme.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.